Kosova vendos 100 euro shtesë për pensionistët. Paketa e ndihmës sociale arrin 150 milionë euro - Business Magazine Albania

Kosova vendos 100 euro shtesë për pensionistët. Paketa e ndihmës sociale arrin 150 milionë euro

Kosova

Nga 100 euro shtesë do të marrin pensionistët e Kosovës me vendim të qeverisë. Ndihma vjen në kuadër të paketës së masave që synon përballjen me inflacionin. Për këtë qëllim, ekzekutivi në Prishtinë ka parashikuar të ndajë nga buxheti i shtetit një shumë totale prej mbi 28 milionë eurosh.

Lexo edhe: Efiçenca e energjisë. Kosova do të japë 12 milion euro subvencione për qytetarët

Kosova ka rreth 143 mijë pensionistë që marrin pensionet bazike të moshës, nga 100 euro në muaj, dhe rreth 50 mijë pensionistë që konsiderohen si kontribut-pagues të moshës. Këta të fundit ndahen në katër kategori dhe marrin nga 182 deri në 265 euro në muaj, në varësi të nivelit të tyre të arsimimit.

Me paketën për përballjen me inflacionin, që kap shumën 150 milionë eurosh, muajin e kaluar janë mbështetur me dyfishim të vlerës së asistencës sociale familjet që e përfitojnë këtë ndihmë. Duke nisur nga muaji nëntor, shumën e 100 eurove do ta marrin edhe studentët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0