“Kosova ka potencial të bëhet Silicon Valley i Evropës” - Business Magazine Albania

“Kosova ka potencial të bëhet Silicon Valley i Evropës”

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, gjatë takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka vlerësuar kapacitetin e të rinjve në Kosovë, veçanërisht në fushën e teknologjisë informative. Mandl tha se “shumë specialistë të rinj të IT-së meritojnë të përmenden. Republika e Kosovës ka potencial të bëhet, si të thuash, ngjashëm me Silicon Valleyn e Evropës”, tha eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Silicon Valley, që gjendet në San Francisco Bay në Kaliforni, është shtëpi e shumë kompanive start-up dhe kompanive teknologjike. “Republika e Kosovës është shteti më i ri i Evropës, që ka ende sfida para vetes në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Por, mundësitë e konsiderueshme të Republikës për të ardhmen, i inkurajojnë njerëzit të përvjelin mëngët e ta marrin atë në konsideratë. Angazhimi i madh i shumë kosovarëve është një burim i forcës, për ta çuar vendin në një të ardhme të qëndrueshme ekonomike”, ka thënë Mandl.

Ndërsa Osmani është shprehur se Republika e Kosovës ka miq të përkushtuar në Austri. “Falënderoj Lukas Mandelin dhe Ulrike Lunaçekun, që na mirëpritën në Asociacionin e Miqësisë Austri – Kosovë, dhe ambasadorin Emil Brix në Akademinë Diplomatike. Ne ndjehemi të përkrahur, ndërsa po bëjmë hapa vendimtare”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në shtetin austriak ka takuar edhe mërgimtarët kosovarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri. Gjatë së mërkurës, Presidentja Osmani është pritur në takim edhe nga Kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Ndër temat e bisedës mes tyre ka qenë edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Për tri vjet rresht, liberalizimi i vizave për Kosovën ishte kushtëzuar nga BE-ja nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Por, edhe pse Kuvendi i Kosovës, ndonëse me tri vjet vonesë arriti ta ratifikonte demarkacionin, BE-ja më pas nuk arriti konsensusin e brendshëm për t’ua hequr vizat qytetarëve të Kosovës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0