Kosova anulon fluturimet me Italinë Veriore

Kosova anulon fluturimet me Italinë Veriore


Me rekomandim emergjent të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Kosova ka anuluar fluturimet me zonat e prekura nga coronavirusi në Itali. Kosova ka anuluar të gjitha fluturimet vajtje-ardhje nga zonat e prekura me COVID-19 në Itali,që prej datës 8 mars. Vendimi u mor nga ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

“Kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut- si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër korona virusit,” ka shkruar ministri Abdixhiku në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Lexoni: Si të flasim rreth Koronavirusit në punë

“Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet për  nga Italia Veriore janë ndërprerë”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka theksuar se është në kontakt të ngushtë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca për të koordinuar kontrollin në Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0