Korporata e Investimeve Shqiptare, zhvillues i Parkut Teknologjik Shqiptar “Durana” hap thirrjen për menaxhues dhe përdorues të Parkut! - Business Magazine Albania

Korporata e Investimeve Shqiptare, zhvillues i Parkut Teknologjik Shqiptar “Durana” hap thirrjen për menaxhues dhe përdorues të Parkut!

Korporata e Investimeve Shqiptare, zhvillues i Parkut Teknologjik Shqiptar “Durana” hap thirrjen për menaxhues dhe përdorues të Parkut!

Korporata e Investimeve Shqiptare, autorizuar nga qeveria shqiptare si zhvillues i Parkut Teknologjik Shqiptar “Durana”, i pari i llojit të vet dhe pjesë e Planit të Veprimit të Strategjisë së Specializimit Inteligjent, shpall thirrjen për menaxhues dhe përdorues të Parkut!

Nëpërmjet këtij projekti mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Helvetas, po kërkojmë një Menaxherin e Parkut si dhe kompani teknologjike inovative për t’u bashkuar në Park si përdorues.

🌱 Bëhuni pjesë e një projekti të ri që ofron shumë përfitime për rritje dhe inovacion ku do të fitoni akses në një rrjet profesionistësh te teknologjisë dhe një platformë për të zhvilluar biznesin tuaj.

📅 Mos humbisni shansin tuaj të qëndroni në pararojë të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri. Aplikoni tani dhe hidhni hapin tuaj drejt të ardhmes!

Aplikimet janë të hapura deri më 15 Maj 2024 ne linkun: https://aicorporation.al/open-call/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0