Korea e Jugut përdor inteligjencën artificiale për të ‘peshuar’ Kim Jong Un - Business Magazine Albania

Korea e Jugut përdor inteligjencën artificiale për të ‘peshuar’ Kim Jong Un

~2 minuta lexim

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë përdorur inteligjencën artificiale për të gjetur peshën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Ai dukej i lodhur dhe me rrathë të zinj poshtë syve gjatë daljes së tij publike më 16 Maj dhe pesha e tij  rezultoi 142 kg, sipas analizës së inteligjencës artificiale”, tha një prej anëtarëve të komitetit parlamentar të inteligjencës

Ai nuk tha se çfarë programi është përdorur, por shtoi se besohet që lideri i Koresë së Veriut vuan nga një formë e rëndë e çrregullimit të gjumit. Sipas një raporti të inteligjencës, Korea e Veriut ka grumbulluar intensivisht të dhënat më të fundit mjekësore për trajtimin e çregullimit të liderit të saj.

Agjencia e spiunazhit në Korenë  e Jugut po monitoron hyrjen e mundshme të Kim Jong Un në një “rreth vicioz” për shkak të varësisë nga alkooli dhe nikotina si dhe përkeqësimin e çrregullimit të gjumit, duke marrë shkas nga sasia e lartë e cigareve dhe ushqimeve të shpejta të huaja që hyjnë në Veri.

Fiziku i Kim Jong Un ka tërhequr gjithnjë vëmendjen dhe përgjatë viteve ka patur spekulime për shëndetin e tij, i cili ruhet me kujdes në cilësinë e sekretit shtetëror. Po kështu veprohet edhe me moshën e tij që mendohet të jetë rreth 39 vjeç

Rënia në peshë e diktatorit disa vite më parë krijoi dyshime për një problem shëndetësor. Por muajin e kaluar, fotot e tij gjatë një inspektimi të një sateliti ushtarak spiunazhi tregonin shtim të peshës.

Kim Jong Un erdhi në pushtet pasi babai i tij ndërroi jetë në vitin 2011 nga një atak në zemër

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mundesitë nuk ndodhin. Ti i krijon ato.”
— Chris Grosser
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0