Korabi, destinacioni që nuk duhet humbur

Korabi, destinacioni që nuk duhet humbur


Për fatin tonë të mirë, jetojmë në një vend me resurse të pasura natyrore. Mjafton të zhvendosemi pak dhe jemi para peizazheve të ndryshme. Drejt veriut të Shqipërisë, turistët po e shtojnë vëmendjen e tyre. Një pikë tërheqëse kohët e fundit është bërë edhe maja e lartë e Korabit. Korabi është vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota, që “preken” nga alpinistë të shumtë. Ata që arrijnë të ngjiten deri në majë shkojnë në 2764 metër lartësi.

Mes turistësh cilësohet si një nga vendet më të bukura dhe tërheqëse në Shqipëri. Mes promotorëve të Korabit është edhe Samet Zagradi. Ai është banor i zonës së Dibrës dhe promovues i bukurive të paeksploruara të saj dhe për BusinessMag.al ai na rrëfen një ditë të zakonshme nisje nga Peshkopia deri në Korab.
“Nëse do të kalosh një eksperiencë të paharrueshme, Korabi dhe Radomira mbeten rastet unike dhe me shumë gjasa nuk do të harrohen kurrë. Mund të nisesh nga Peshkopia, duke kaluar përmes fshatrave të Njësive Administive Tomin, Kastriot, Sllovë, ku spikat gjelbërimi, pastërtia dhe natyra bujare e këtyre zonave. Vështirësitë e banorëve të këtyre zonave kanë një kontrast me atë ç’ka natyra të ofron, duke bërë të mendosh që ne kemi një pasuri të madhe në duar dhe që duhet ta përdorim”, thotë ai.

Artikulli u publikua më parë në faqen 70 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Pas rreth 40 minuta udhëtim arrin në Radomirë, ku mund të konsumosh produkte tërësisht organike në një restorant të vogël. Shija fantastike dhe çmim shumë i ulët të mbeten kujtim nga restoranti në fshatin “Ujmirë”.
Por, në alpinizëm, nuk përjashohen rastet, kur secili nga udhëtarët të marrë me vete ushqimin e tij të preferuar. Sapo të arrish në fshatin Tezë, rrëzë Korabit gjigant, shfaqen përballë nesh peizazhe mahnitëse. Alternativat janë të shumta dhe ajo më e afërta është mrekullia që quhet “Liqeni i zi” vetëm 30 minuta larg qendrës së fshatit Tezë, ku pishat e larta krijojnë një oaz dhe kombinim fantastik qetësie. Ato janë tërësisht në harmoni me liqenin që ndodhet poshtë tyre. Ky vend, është ideal për piknik me familjen apo shoqërinë.

Ujëvara e Korabit është një tjetër pikë interesante për t’u vizituar. Pamja e saj nuk të lë vend më për imagjinatë, natyra është treguar shumë bujare me të. Mes pamjes piktoreske të Korabit, gjen stane bagëtish e tufa delesh. Bimët si boronica e manaferra të shoqërojnë në këtë udhëtim. Sa më lart që ngjitesh, aq më shumë kupton se je në çatinë e Shqipërisë.
Artikulli u publikua më parë në faqen 70 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Sameti na thotë se Dibra ka mjaft resurse të tjera përveç Korabit dhe se duhet bërë shumë punë për promovimin e tyre. “Kur shikon vende kaq të bukura, habitesh me veten se përse njërëzit kanë zgjedhur Tiranën dhe emigrimin. Thua me vete: ku i patën sytë kur u larguan? Në fakt, sot edhe Dibra po promovohet dhe po tërheq turistë të huaj e vendas”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0