Kontrolli i emocioneve - Business Magazine Albania

Kontrolli i emocioneve


Kontrolli i emocioneve prej nesh është shumë i vështirë, pasi t’i kontrollosh ato duhet të kesh informacion të mjaftueshëm dhe njohje të tyre, ndërkohë që ne nuk i kuptojmë mjaftueshëm.

Por e rëndësishme është t’i vëzhgosh ato, veçanërisht ato negative dhe të kuptosh që emocionet negative janë të padobishme dhe nuk i shërbejnë asnjë qëllimi; duke i shprehur nuk mësojmë asgjë të re; konsumojnë shumë nga energjitë tona duke na lënë shpesh herë “bosh”; duke dëmtuar shumë edhe shëndetin.

Në fakt emocionet negative nuk na përkasin neve. Ato krijohen artificialisht që nga fëmijëria duke imituar njerëzit rreth nesh që shprehin emocione negative. Prandaj roli i prindërve është themelor në shëndetin emocional të fëmijëve.

Ne lindim pa emocione negative, ato i mësojmë gjatë jetës. Pra, kemi zgjedhje! Ne lindim pa emocione negative por për disa arsye të pakuptuara ende ne i mësojmë ato shumë shpejt dhe bëhemi “master” të shprehjes së tyre.

© Anila Bashllari

Burimi: facebook.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0