Kontratë astronomike për Mahomes, 450 mln euro në 10 vjet - Business Magazine Albania

Kontratë astronomike për Mahomes, 450 mln euro në 10 vjet

Një kontratë ëndrrash në kohët e Koronavirusit dhe të një krize ekonomike të thellë. Ylli i Nfl-së (futbollit amerikan), Patrik Mahomes, ka firmosur me “Chiefs” të Kansas Sitit një kontratë për shifrën astronomike të 503 milionë dollarëve për 10 v Patrik Mahomes jet, që do të thotë 450 milionë euro.

Kjo është kontrata më e lartë e firmosur në sportet ekipore në Amerikën e Veriut dhe e sportit në përgjithësi. Me këtë akord, lojtari është i lidhur me “Chiefs” deri në vitin 2031. Mahomes, 25 vjeç, u shpall lojtari më i mirë i “SuperBowl”. Ai e udhëhoqi Kansas Sitin drejt fitores së parë në kampionat pas 50 vjetësh, një sukses i jashtëzakonshëm 31-20 kundër San Fransiskos.

Mohames, tashmë sportisti më i paguar, u shpall lojtari më i mirë i futbollit amerikan në vitin 2018, në sezonin e tij të parë të plotë në kampionat. “Është një lidër i jashtëzakonshëm dhe jam krenar që do të jetë pjesë e “Chiefs” për shumë vite”, – ka deklaruar Klark Hant, presidenti dhe administratori i deleguar i klubit. Mjaft i qartë edhe komenti i menaxherit të Mahomes, Kris Kabot: “Lojtari i parë në historinë e sportit që fiton gjysmë miliardi, kontrata më e lartë në historinë e të gjitha sporteve”.

Gazeta SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0