Edhe pse u pajtua me vendimin e BE-së për të reduktuar importet e naftës së papërpunuar ruse me 90 për qind deri në fund të vitit, Italia u kthye në shtetin e vetëm në Europë që në realitet, bëri të kundërtën.
Bashkimi Europian vendosi një paketë të re masash shtrënguese ndaj Moskës, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por embargoja ndaj naftës ruse tani vë në rrezik një prej rafinerive më të mëdha të Italisë, që gjendet në Sicili, dhe mund t’i japë goditje të madhe ekonomisë italiane.
Lexo edhe: Inflacion rekord në Europë. Pritet rritje më tej në Shqipëri
Italia është pajtuar me partnerët e BE-së për të zvogëlojë importet e naftës së papërpunuar ruse deri më 2023, një lëvizje që kryeministri italian, Mario Draghi e ka quajtur “sukses të plotë” që “disa ditë më parë as që do të ishte e pabesueshme”. Por rafineria e naftës e Italisë në Sicili, që është në pronësi të kompanisë ruse, Lukoil, e rriti prodhimin nga 15 në 100 për qind të naftës së papërpunuar ruse. Italia në maj ka marrë afro 400,00 fuçi naftë ruse në ditë, katër herë më shumë sesa nivelet e importeve para pushtimit të Ukrainës.
“Italia është shteti i vetëm që ka rritur importet e naftës në Evropë”, thanë nga instituti ISPI, dhe është kthyer pas pushtimit në importuesen e tretë më të madhe të naftës, ndërkohë që përpara agresionit rus në Ukrainë, ishte importuesja e 6-të në Europë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.