Kontaktoni kompanitë e sigurimit për dëme prone, nëse keni siguracion, apo kredi të siguruar - Business Magazine Albania

Kontaktoni kompanitë e sigurimit për dëme prone, nëse keni siguracion, apo kredi të siguruar


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, u kërkon qytetarëve të prekur nga tërmeti I 26 nëntorit, të cilët kanë kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore (tërmet, zjarr, përmbytje) të njoftojnë shoqërinë e sigurimit për dëmtimet e ndodhura.  Sipas AMF, pasi të njoftoni zyrtarisht për ngjarjen, një ekspert i shoqërisë së sigurimit paraqitet në banesën/pronën e dëmtuar për të evidentuar dëmet.

”Bëni kujdes që njoftimi i shoqërisë së sigurimit të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit’’, thotë AMF>

Të gjithë qytetarët mund të kontaktojnë shoqërinë e sigurimit në adresën e selisë qendrore apo në zyrat që ajo ka në rrethin ku ndodheni për të njoftuar dëmtimet e ndodhura në banesën apo pronën tuaj, si dhe për t’u informuar me detaje në lidhje me procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim. Çdo shoqëri sigurimi ka një faqe zyrtare interneti, ku ka të publikuar adresat dhe mënyrat e kontaktit.

Lista me shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, të cilat ushtrojnë veprimtari në Shqipëri me adresat përkatëse gjendet edhe në faqen e internetit të AMF së  https://amf.gov.al/ts_shoqeri_sigurimi.asp

Nëse keni marrë një kredi bankare ju mund të kontaktoni dhe bankën për t’u informuar nëse keni siguruar banesën apo pronën tuaj, si dhe për të kërkuar asistencën që ju nevojitet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0