Konsumi i çokollatës arriti rekord në Shqipëri; ja si renditemi në botë - Business Magazine Albania

Konsumi i çokollatës arriti rekord në Shqipëri; ja si renditemi në botë


Konsumatorët shqiptarë po e preferojnë gjithnjë e më shumë çokollatën, ndonëse mbeten shumë poshtë nivelit të konsumit të shteteve të tjera europiane, sidomos atyre perëndimore.

Importet e çokollatës dhe produkteve të tjera të kakaos arritën rekord në Shqipëri në vitin 2016, duke e kaluar nivelin e 18 milionë dollarëve, sipas të dhënave të raportuara nga Doganat. Ky është niveli më i lartë rekord, që pas viteve ’90, që kur Shqipëria filloi të importonte lirisht produkte nga e gjithë bota.

Në raport me një vit më parë, importet e çokollatës janë rritur me gati 30%, ndërsa në krahasim me një dekadë më parë janë trefishuar.

Në sasi, rezultojnë të jenë importuar 4.3 milionë kg çokollatë gjatë vitit 2016, ku një pjesë të konsiderueshme zë edhe çokokremi, që rezulton mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk rekomandohet për shkak të përdorimit të vajit të palmës , shkruan Monitor.

Importi zë peshën kryesore, ndërsa prodhimi vendas i çokollatës mbetet informal, i fragmentarizuar (mungojnë fabrikat e mëdha) dhe praktikisht është i pamatshëm.

Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, rezulton se konsumi për frymë i çokollatës ishte rreth 1.5 kg në vit në 2016-n.

Ndonëse në nivele rekord, ai mbetet shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera, sidomos ato të njohura për prodhimin e produktit të ëmbël.

Sipas të dhënave të Statisca.com, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për frymë në vit.

Zvicra është e njohur për çokollatën e saj të jashtëzakonshme. Në dyqanet e aeroporteve çokollatat zvicerane janë gjithnjë në rafte dhe nuk është surprizë që suedezët e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Fqinjët e Gjermanisë janë gjithashtu të varur pas çokollatës me një konsum për frymë që arrin në 8.4 kg.

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi mbetet relativisht i lartë, në 5.5 kg për frymë.
Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë për vitin 2015 ishte vetëm 200 gram.

/Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0