Zbardhet vendimi i Komisionit te Konkurrences, Vodafone ka abuzuar me poziten dominuese, duke mbyllur abonentet ne “club” dhe duke synuar nxjerrjen e konkurrenteve nga tregu. Nese nuk zbaton masat gjoba ditore dhe gjobe te rende deri ne 10 % te xhiros…
Komisioni i Konkurrences me vendimin 356 te 31 marsit 2015 ka vendosur marrjen e masave te perkohshme ndaj Vodafone e cila ka pozite dominuese ne tregun e telefonise celulare me pakice.
Sipas burimeve nga rregullatori AKEP te cilit i eshte bere me dije vendimi i Komisionit te Konkurrences masat detyruese vijne pas nje procesi te gjate hetimor dhe kane per synim rivendosjen e kushteve te konkurrences se lire dhe efektive ne treg. Sipas vendimit “Vodafone Albania Sh.a ndalohet te aplikoje tarifa ne nivel me pakice qe kane efekt diskriminues per sipermaresit e rrjeteve te tjera celulare kombetare”.
Masat: barazohen tarifat dhe minutat
Ne menyre te detajuar masat e vendosura qartesojne se (a)sasia e minutave brenda rrjetit Vodafone Albania te perfshira ne oferta/pagese fikse te paketave tarifore nuk duhet te jete me e madhe se sasia e minutave drejt rrjeteve te tjera celulare kombetare dhe se (b) percaktimet e pikes 1.a me siper aplikohen per te gjitha ofertat, shportat, opsionet dhe skontot e ofruara per abonentet.
Komisioni i Konkurrences ka sqaruar Vodafone Albania se “moszbatimi i vendimit per masa te perkohshme, ndeshkohet me gjobe”. Me konkretisht me gjoba periodike ditore jo me shume se 5 % te xhiros mesatare ditore ne vitin financiar paraardhes sipas nenit 76 pika b), ne menyre qe ndermarrja te veproje ne perputhje me vendimin per marrjen e masave te perkohshme sipas nenit 44 te ketij ligji dhe deri ne 10 % te xhiros vjetore per shkelje te rende te konkurrences ne zbatim te nenit 74, pika 1, germa b te Ligjit.
Autoriteti i Konkurrences ka kerkuar qe masat e perkohshme duhet te zbatohen brenda 30 diteve qe nga momenti i marrjes dijeni te ketij vendimi nga ana e Vodafone.
Si nisi hetimi
Sipas vendimit, procedurat hetimore kane filluar pas nje ankese nga Shoqeria “Plus Communication” SHA kunder Vodafone Albania SHA per abuzim ne tregun e telefonise se levizshme ne Shqiperi. Sipas Plus, Autoriteti i Konkurrences mund te konstatoje se Vodafone ka operuar duke abuzuar me poziten dominuese ne treg ne periudhen 01.01.2013-31.12.2013, nepermjet nje sjellje perjashtuese agresive me objektiv te qarte eliminimin e operatoreve te vegjel nga tregu, duke penguar ne menyre indirekte e te pakthyeshme zhvillimin e konkurrences ne sektorin e telefonise celulare dhe, ne veçanti, ne tregun e pakices dhe, si rrjedhim, duke cenuar konsumatoret shqiptare ne nje perspektive afatgjate.
Problematika e tregut te telefonise celulare eshte agravuar pasi rekomandimet e dhena nga Autoriteti i Konkurrences ne Vendimin Nr. 303, date 16.01.2014 pikerisht per barazimin e tarifave dhe ofertave brenda me jashte rrjetit nuk jane zbatuar si nga AKEP ashtu edhe nga ndermarrja nen hetim Vodafone, pavaresisht angazhimit publik te saj per zbatimin e ketyre rekomandimeve.
Pozita dominuese e Vodafone
Sipas hetimit te Konkurrences, pjeset e tregut te Vodafone Albania ne tregun e pakices(sipas te ardhurave) jane me te medha se pjeset e tregut te 3 (tre) konkurrenteve te saj te marre se bashku.
Nga vleresimi i nenit 8 te Ligjit te konkurrences, nisur nga pjeset e tregut, qendrueshmerine e pjeseve te tregut ne vite, shkallen e perqendrimit ne te gjithe treguesit, pengesat e hyrjes ne treg; konkurrenca potenciale; fuqia ekonomike dhe financiare e ndermarrjeve; fuqia kundervepruese e bleresve dhe karakteristikat e tjera te tregut, rezulton se ne mbeshtetje te nenit 3, pika 5 dhe nenit 8 te Ligjit nr. 9121 date 28.07.2003 “Per Mbrojtjen e Konkurrences”, por dhe nga praktikat me te mira te se drejtes evropiane te konkurrences, ndermarrja Vodafone Albania ka pozite dominuese ne tregun e telefonise celulare me pakice per periudhen 2013 – 6 mujori I- re 2014.
Sipas vendimit nga vleresimi i sjelljes se ndermarrjes Vodafone Albania rezultoi se Vodafone, e cila zoteron 100 % te tregut te shitjes me shumice (terminimit, i cili eshte nje input i domosdoshem per te kryer thirrje ne rrjetin Vodafone) si dhe pozite dominuese ne tregun e pakices sipas vendimit nr. 303/2014 te Komisionit te Konkurrences. Pjeset e tregut te Vodafone Albania ne tregun e pakices(sipas te ardhurave) jane me te medha se pjeset e tregut te 3 (tre) konkurrenteve te saj te marre se bashku.
Sjellja diskriminuese e Vodafone ndaj klienteve dhe konkurrenteve
Ne menyre te detajuar vendimi i Komisionit te Konkurrences argumenton sjelljen e Vodafone si antikonkurruese, detyruese per klientet dhe diskriminuese per konurrentet duke zbatuar efektin “club” qe synon mbajtjen e abonenteve te kyçur ne rrjetin e vet dhe nxjerrjen e konkurrenteve nga tregu.
Sipas Konkurrences, Vodafone Albania ka aplikuar (per periudhen nen hetim 2013-gjysma e pare e vitit 2014) çmime shume te ulta per thirrjet brenda rrjetit (nen tarifen e terminimit), per te cilet ndermarrjet konkurrente nuk mund ta konkurrojne ne menyre fitimprurese, pasi do ti duhet qe te paguajne inputin e domosdoshem per te kryer nje thirrje drejt rrjetit Vodafone, tarifen e terminimit.
“Raporti i trafikut brenda rrjetit krahasuar me ate jashte rrjetit eshte shume i larte. Shtremberimi i fluksit te trafikut te thirrjeve on-net/off-net shkaktuar nga diferencimi i çmimeve me pakice on-net/off-net ka rezultuar ne perkeqsimin e bilancit te operatoreve te tjere, i cili sjell efektin e rritjes se shpenzimeve dhe dobeson poziten e tyre ne treg”, shkruhet ne vendim.
Ekspertet thone se devijimi i trafikut drejt on-net (ku Vodafone 95% te thirrjeve te tij i ka brenda rrjetit) eshte rezultat i zbatimit te diferencimit te tarifave midis praktikave per thirrjet on-net dhe off-net. Shtremberimi i fluksit te trafikut on-net (Vodafone zoteron 52% te thirrjeve on-net/totalin e thirrjeve on-net te gjithe operatoreve) ka prirje per te te zvogeluar pjeset e tregut te operatoreve me te vegjel.
Te dhenat tregojne se struktura e thirrjeve eshte e tille qe rrjetet ndermjet tyre kane nje nderveprim shume te ulet dhe te paperfillshem ne krahasim me trafikun total te hyrjeve ndonese sipas te dhenave te AKEP gjate vitit 2014 ky tregues eshte ne renie, ne saje te masave qe ka marre AKEP per uljen e tarifave te terminimit ne zbatim te vendimit 303 te Komisionit te Konkurrences.
Nga hetimi ka rezultuar se Vodafone ka ofruar paketa ne perberje te te cilave ka thirrje zanore ne numer shume te madh(me dhjetra here) minutash brenda club/ rrjetit dhe te kufizuara jashte rrjetit; SMS dhe internet. Keto paketa ofrohen ne menyre ofertash per te dy planet tarifore me parapagese, Vodafone Card dhe Vodafone Club.
Strategjia diferencuese shfaqet me e theksuar ne ofertat dhe paketat e hedhura per planin tarifor Vodafone Club, duke ju ofruar abonenteve te saj nje numer shume te madh thirrjesh (Minutash), SMS, MMS dhe Internet brenda rrjetit dhe me te kufizuara jashte rrjetit. Ofertat e planit tarifor Vodafone Club jane me te shumta ne numer, me baze ditore, javore, mujore.
Konkurrenca thote se “nepermjet ofertave Vodafone Club, i shtyn abonentet e vet qe te kalojne apo te zgjedhin kete plan tarifor, pasi ofron nje sasi shume te madhe minutash, SMS, MMS dhe Internet brenda tij. Kalimi i abonenteve ne planin tarifor Vodafone Club ka perfitime per komunikimin brenda ketij plani tarifor per shkak te njesive te shumta te ofruara ne raport me cmimin e paguar. Ky diskriminim/diferencim te tarifave midis thirrjeve on-net dhe off-net, ka çuar ne fenomenin e “club effect””.
Strategjia e aplikuar nga Vodafone lidhur me “portabilitetin per klientet ne segmentin parapagese” Vodafone Club, Vodafone Card ka qellim te nxise terheqjen e klienteve tek Vodafone (kryesisht Vodafone Club), duke rritur bazen e numrit te abonenteve te saj kryesisht me forcimin e efektit “Club”; te ofroje tarifa per klientet e rinj me te ulet sesa cmimet qe u aplikohen klienteve aktuale te Vodafone; duke kushtezuar sjelljen e konsumatorit shqiptar.
Si konkluzion vleresohet se tregu eshte ne kushtet e pozites dominuese individuale te shoqerise Vodafone Albanian ne tregun perkates dhe ka te ngjare te kete shkelje te nenit 9 te Ligjit nr. 9121 date 27.03.2003 “Per Mbrojtjen e Konkurrences”, i ndryshuar, si dhe ekziston rreziku per te shkaktuar nje dem te rende dhe te pariparueshem te konkurrences.
Per arsyet e cituara me lart Komisioni ka vendosur marrjen e masave te perkohshme dhe Vodafone Albania Sh.a ndalohet te aplikoje tarifa ne nivel me pakice qe kane efekt diskriminues per sipermaresit e rrjeteve te tjera celulare kombetare.
Publikuar nga Revista Monitor/ 7 Prill, 2015
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.