Me përfundimin e rikonstruksionit të godinës dhe në kuadrin e promovimit të imazhit dhe të identitetit të ri të institucionit, Qendra Piramida shpall konkursin për krijimin e logos së re.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkurs dhe të paraqesin propozimet dhe punimet e tyre. Buxheti limit për këtë konkurs është USD 5,000.
Punimet duhet të dorëzohen në format elektronik, brenda datës 31 Mars 2023, ora 12:00 am në adresën prokurime@piramida.edu.al.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto