Konfliktet në arbitrazh, qeveria prek fondin rezervë të buxhetit

Konfliktet në arbitrazh, qeveria prek fondin rezervë të buxhetit


Konfliktet e qeverisë shqiptare me kompani ndërkombëtare që kanë punuar në vendin tonë po u kushtojnë taksapaguesve gjithnjë e më shumë.

Një vendim i fundit i Këshillit të Ministriva heq nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro. Kjo shumë do të shkojë për shpenzimet e konsulencës juridikë në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Vendimi parashikon një vlerë mbi 516 mijë euro dhe gati 100 mijë paund, për kryerjen e pagesave të faturave të firmës avokatore “Gowling WLG” në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Çështja është ngritur kundër Republikës së Shqipërisë nga “Albaniabeg Ambient, sh.p.k”., “M.Angelo Novelli” dhe “Costruzioni S.R.L.”.

Një fond prej një milion euro parashikohet gjithashtu për konsulencën në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “ICSID case no.ARB/17/6” me palë “Anglo-Adriatic Group Limited” kundër Republikës së Shqipërisë;

Një shtesë fondi prej gjashtëqind mijë euro shkon sërish për “Gowling WLG”, në këtë rast për asistencë juridike kundër një kompanie në fushën e energjisë.  Firma avokatore paguhet në këtë rast nga Republikës së Shqipërisë në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “ICC kundër Hydro S.R.L.”.

Vendimi parashikon që, detyrimet e mësipërme të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Fondi rezervë i buxhetit përdoret zakonisht për raste emergjence, për të përballuar situata si dëmet nga përmbytjet, ndonjë zjarr i mundshëm, apo thatësira.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0