Konfindustria: Të shkrihet Bordi i Transparencës dhe të krijohet Enti Rregullator i Karburantit - Business Magazine Albania

Konfindustria: Të shkrihet Bordi i Transparencës dhe të krijohet Enti Rregullator i Karburantit

Konfindustria

Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të ndërmarrë nismën ligjore për shkrirjen e menjëhershme të Bordit të Trasparencës/BT shoqëruar me themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERK. ERK të krijohet si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas modeleve rajonale të provuara të sukseshme. “BT është institucion i përkohshëm, në varësinë e qeverisë dhe përbëhet në një akt të qartë konflikti interesi në gjysmën e antarëve nga subjektet, që duhet të kontrollohen”, thekson Konfindustria në njoftimin e saj.

Konfindustria vlerëson, se Bordi i Trasparencës në gjithë vendimarrjet e tij ka vepruar në dëm të interesit publik, duke favorizuar qartësisht kartelin e karburanteve, sidomos në çmimet e  tregut të shumicës dhe tarifat e operacioneve portuale dhe depozituese, si dhe shtimin e sforcuar të të ardhurave publike me pasoja të rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Rasti më i qartë i vendimarrjes klienteliste të Bordit të Trasparencës është i datës 6/8/2022. Me një akt qartësisht sfidues ndaj interesit publik dhe pa asnjë shpjegim teknik shoqërues nga BT çmimi i naftës u ul me vetëm 1 lek/litër, të paktën 20 herë më të vogël, sesa bëhej e mundur nga vlerësimet krahasimore të rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare. Çmimi i naftës me pakicë duhej të ishte nën 200 lekë/litër.

Sipas Administratorit të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, “Shqipëria ka sot çmimet e karburanteve nga më të lartët në botë në vlerësim relativ dhe 20-30% në vlerësim absolut në rajon. Për më tepër, shoqërohet më cilësi jashtë standarteve minimale ndërkombetare dhe abuzime të rënda vjedhje të volumeve të shitjes së karburanteve. Ngarkesa fiskale është nga më të lartat në rajon, duke nxitur qartësisht kontrabandën masive”.

Kostot e abuzimit në sektorin e karburanteve, shoqëruar dhe me kontrabandën masive në dëm të buxhetit të shtetit, mund të arrijnë deri në 500 milionë/vit në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në afatgjatë, vlerëson Konfindustria. Këtu nuk llogariten sipas saj kostot e dëmëve mjedisore, shëndetësore, makineri, pajisje dhe pasojat e drejtëpërdrejta në sektorët e tjerë të ekonomisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0