Konfindustria: Paketa fiskale nuk parashikon ndërhyrje të rëndësishme si investimi në TEC-in e Vlorës - Business Magazine Albania

Konfindustria: Paketa fiskale nuk parashikon ndërhyrje të rëndësishme si investimi në TEC-in e Vlorës

Konfindustria

Konfindustria vlerëson, se Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë të përballimit të krizës energjitike të shpallur zyrtarisht. Është e pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $ për vënien në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjitike. Konfindustria ka kërkuar në pezullimin e “taksës së qarkullimit” dhe “taksës së mjedisit” me qëllim uljen e cmimeve të paktën në nivelin e shteteve të rajonit. Gjithashtu, kërkohet heqja e plotë e taksave për “gazin e lëngshëm”.

Konfindustria mbështet politikën financiare të sapofilluar për familjet dhe bizneset për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Shuma e shpallur prej vetëm 2 milionë euro është mjaft e ulët dhe duhet parashikuar e shumëfishuar në Buxhetin 2023.

Konfindustria vlerëson, se është  e papranueshme mosparashikimi në Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2023 të uljes së barrës fiskale si dhe financimit të veshjeve termoizoluese për ndërtesat publike dhe private, njësitë industriale, pajisjeve termike për rritjen e eficiencës energjitike, etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0