Konfindustria kërkon të parashikohet një fond antikrizë për energjinë - Business Magazine Albania

Konfindustria kërkon të parashikohet një fond antikrizë për energjinë

Konfindustria

Konfindustria kërkon, që në buxhetin e vitit 2022 të parashikohet ngritja e Fondit Antikrizë të Energjisë/FAE, si zë i vecantë dhe i jashtëzakonshëm për t’u përballur me parandalimin dhe zbutjen e pasojave të krizës së lajmëruar energjitike. Pjesë të fondit mund të jenë edhe burime të ardhurash financiare nga përmirësimi i menaxhimit të deritashëm të kompanive publike të energjisë. Qëllimi i krijimit të FAE është përdorimi për të shmangur ose zbutur rritjen e cmimeve të energjisë dhe/ose politikat e mbështetjes ekonomike të shtresave më të pambrojtura shoqërore.

Administratori i pvrgjithshëm i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku vlerëson se, “duhen përpunuar të gjitha skenarët e mundshëm për të shmangur rritjen e cmimeve të energjisë elektrike. Skenari i parapërgatitur qeveritar parashikon, që duke filluar nga 1 Janari 2022,  mbi 7700 biznese, që përbëjnë thelbin e industrive shqiptare do të detyrohen të paguajnë energji elektrike me cmime tregu, deri në 3 herë më të lartë”.

Në këto kushte sipas Konfindustrisë, bizneset do të përballen me rritje të fortë të kostove të prodhimit dhe shërbimit, uljen e konkurueshmërisë dhe deri në rrezikun e falimentimit dhe qytetarët me rritjen e pashmangshme të kostos së jetesës. Prekja do jetë e dukshme, sidomos për industrinë e materialeve të ndërtimit, agropërpunimit, të miellit, qumështit, pijeve, turizmit, etj. Sot Shqipëria ka 20-50% cmime më të larta të energjisë elektrike për bizneset krahasuar me vendet e Rajonit.

Konfindustria vlerëson, se vetëm pas shterimit të gjithë mundësive financiare dhe institucionale, duhet kaluar në skenarët e rritjes së cmimit të energjisë elektrike. Në rastin e fundit skenarët e zbatuar duhet të përmbajnë parimet përkatësisht të:- rritjes më të ulët të mundshme të cmimit të energjisë, – shpërndarje të njësuar për gjithë kategoritë e bizneseve, – mbrojtjen të shtresave shoqërore më të dobëta/konsumatorë fundorë.

Konfindustria ka përgatitur Paketën e kërkesave dhe propozimeve të saj për përballimin e krizës energjitike, që do t’ia paraqesë së shpejti ekzekutivit dhe vendimarrjes politike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0