Konfindustria përsërit shqetësimin për mospasqyrimin e rënies së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare në tregun vendor.
Konfindustria do të kërkojë nga vendimarrja politike mbajtjen e një seance dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë me ekzekutivin dhe Autoritetin e Konkurencës për gjendjen e papranueshme në tregun e karburanteve.
Fillimi i 6 mujorit të dytë 2024 çmimi i karburanteve në tregjet botërore shënoi rënie historike vjetore në 77$ US/ fuçi. Në tregun shqiptar të karburanteve rënia e çmimeve botërore nuk është pasqyruar. Gjithashtu, forcimi i dukshëm i Lek-ut ndaj Dollarit $ dhe Euro-s nuk po ndikon në uljen e çmimeve të karburanteve në vend.
Tregu i karburanteve në Shqipëri, i organizuar në formën e kartelit dhe oligopolit si edhe mosveprimi i institucioneve rregullatore si Autoriteti i Konkurencës, nuk e përcjell uljen e fortë të çmimit të karburanteve si dhe forcimin e dukshëm të Lek-ut në rënien e çmimeve fundore për qytetarët dhe bizneset.
Shqipëria vazhdon të ketë çmime tepër të larta të karburanteve në krahasim me shtetet e tjera të rajonit si Kosova dhe Maqedonia. Duke barazvlerësuar dhe ngarkesën fiskale përkatëse, çmimet e karburanteve në Shqipëri në muajin aktual janë të paktën 28-30 lek/litër më të shtrenjta sesa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmendim, se shtetet në fjalë kanë kosto shtesë krahasimisht Shqipërisë në tregun e karburanteve.
Nga Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjthshëm
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto