Konfindustria kërkon interpelancë për eurobondin -

Konfindustria kërkon interpelancë për eurobondin

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, të thërrasë në interpelancë përfaqësuesit e ekzekutivit dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë/MFE për të arsyetuar publikisht, se përse borxhi ri prej 600 milion euro realizuar në qershor 2023 u emetua në tregjet ndërkombëtare, duke anashkaluar tregun e brendshëm financiar.

Është e rëndësishme të shpjegohet nga ekzekutivi, se përse u morr vendimi për shtimin me 100 milion euro nga planifikimi vjetor i masës së borxhit dhe përse operacioni nuk u krye brenda tregut financiar vendor. Marrja e eurobondit në tregun e huaj i ka kushtuar edhe disa dhjetra milionë euro kosto buxhetit të shtetit për shkak të komisionit të dhënë kompanive konsulente të huaja.Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme, që të paraqiten të gjitha arsyetimet dhe analizat e plota ekonomike dhe financiare, që e kanë shtyrë ekzekutivin shqiptar të marri vendimin e sipërpërmendur.

Në depozitat bankare vendore në maj të vitit 2023 në vazhdim, kemi një stok në vlerën e pothuaj 7 miliard euro gjëndje. Në shkurt të vitit 2023, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitat në monedhën europiane vlerësoheshin në 6.4 miliard euro. Këtu nuk përmenden edhe masa të mëdha në euro, që ndodhen jashtë sistemit bankar, që mund të arrijnë gjithashtu në miliarda euro shtesë.

Rrymat e fuqishme në vlerë të lartë të hyrjes së monedhës së BE në Shqipëri e kanë zhvleftësuar euro-n në mbi 13% brenda pothuaj 1 viti kundrejt Lek-ut.

Lexo: Konfindustria kundërshton një rritje të mundshme të çmimit të energjisë

Konfindustria, ka shprehur shqetësimin e saj për ndikimin e fortë negativ të fuqizimit të Lek-ut kundrejt euros në disa prej kategorive të rëndësishme të biznesit në vend. Janë prekur sektorë të rëndësishëm të ekonomisë vendore, kryesisht prodhues dhe eksportues, si industria e manifakturës, tekstile, këpucë, prodhime bujqësore, agrobujqësore, të shërbimeve më pakicë, etj.. Një pjesë e madhe e tyre rrezikohen deri me falimentim dhe/ose largim nga vendi. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë  në tregun e valutave dhe nga ana e Qeverisë shqiptare ndihma për sektoret e prekur ka qenë e papërfillshme dhe pa ndikim. Gjithashtu, fuqizimi jonormal i Lek-ut ka fuqizuar ndjeshëm importet.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e sipërpërmendura, marrja borxh brenda tregut vendor jo vetëm ishte e mundshme për tu siguruar në vlerën ë kërkuar, pa prodhuar pasoja anësore ekonomike, por gjithashtu do ishte një instrument i arsyeshëm, që do të jepte frymëmarrje edhe për tregun monetar, ndihmë e drejtëpërdrejtë për kategoritë e mësipërme të biznesit dhe ekonominë kombëtare dhe kursimin e buxhetit të shtetit me dhjetra milionë euro komisione ndërmjetësimi.

KONFINDUSTRIA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0