Konfindustria: Gjysma e dytë e vitit financiar 2022 parashikohet të jetë i vështirë për ekonominë - Business Magazine Albania

Konfindustria: Gjysma e dytë e vitit financiar 2022 parashikohet të jetë i vështirë për ekonominë

ekonominë

Konfindustria vlerëson, se gjysma e dytë e vitit financiar 2022 do të jetë i vështirë për ekonominë kombëtare.

Rritja e sforcuar e të ardhurave buxhetore në pjesën e parë të vitit, qartësisht për shkak të rritjes së çmimeve të importit dhe jo për arsye të rritjes ekonomike, po jep pasoja të rënda për biznesin, qytetarët dhe ekonominë në tërësi.

Në këtë kuptim, vendimet e Bordit të Trasparencës të Karburanteve dhe ngarkesa fiskale shumë e rëndë, që mbajne çmime të larta përtej tregjeve botërore, kanë natyrën e një takse shtesë, që po “shtrydh’ tregun në shërbim afatshkurtër të buxhetit dhe kontrabandës, me rrezikun e shtuar në afatmesëm të krizës ekonomike.

Lexo: Liderët e mirë i trajtojnë punonjësit e tyre si CEO. 4 mënyra se si ata e bëjnë këtë.

Tregues për sa më sipër është rënia me 0.4% e të ardhurave të buxhetore për muajin korrik 2022 krahasuar me vitin paraardhës. Sa më sipër është shqetësuese, sepse ndodh që kushtet e një rritje të fortë të inflacionit zyrtar me 7.8%, të çmimeve të lëndëve të para, ku kryesojnë karburantet me mbi 35% rritje krahasuar me vitin 2021, si edhe energjia elektrike, drithërat, materialet e ndërtimit, etj. Rënia e importeve të lëndëve të para në masë/volume gjatë periudhës 7 mujore me afro 90 mijë tonë, tregojnë qartë për rënien e konsumit dhe paralajmërim për vështirësi në rritje të ekonomisë.

Konfindustria vlerëson, se parashikimet për ecurinë ekonomike në gjysmën e dytë të vitit 2022 janë të zymta edhe për shkak të paralajmërimeve për krizë të re energjitike në 3 mujorin e fundit të vitit në vazhdim të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, të dhëna krahasuese jo optimiste financiare, për t’u verifikuar në vazhdim, vijnë edhe nga sezoni turistik, sipas Konfindustrisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0