Konfindustria: falja fiskale duhet të ketë konsensusin e BE dhe aleatëve strategjikë - Business Magazine Albania

Konfindustria: falja fiskale duhet të ketë konsensusin e BE dhe aleatëve strategjikë

falja fiskale

Konfindustria vlerëson, se nisma ligjore e faljes fiskale e rihedhur për debat së fundmi si kusht themeltar për të patur sukses duhet të ketë marrjen e miratimit paraprak nga vendet e BE dhe aleatët strategjikë euroatlantikë. Në kushtet e mungesës së marrjes së miratimit të mësipërm, përpjekja e vendimarrjes politike për ti vënë partnerët strategjikë të Shqipërisë para “ faktit të kryer” do të jetë me pasoja të rënda për interesin publik.

Së pari, rrezikohet seriozisht procesi i integrimit në BE të Shqipërisë. Institucionet e BE si Këshilli i Europës dhe Moneyval e kanë rikthyer Shqipërinë në vend më rrezik të lartë të pastrimit të “parave të zeza”si edhe institucione të dobta parandaluese dhe kontrolluese. Zbatimi i njëanshëm do të ishte shpallja me ligj e vendit si parajsë fiskale e pastrimit të parave në BE dhe më gjerë. Në masë dërrmuese flukset e parave, që kërkohen të formalizohen/pastrohen nëpërmjet faljes fiskale, e kanë burimin pikërisht nga vendet e BE dhe Britania e Madhe, etj. Aq më shumë veprimi i mësipërm mund të merrej si paraqitje e pakuptimtë force e Shqipërisë ndaj BE pas dështimit të përsëritur të hapjes së negociatave për antarësim.

Lexo: Konfindustria kërkon shtyrje të zbatimit të procesit të fisakalizimit

Së dyti, zbatimi teknik i faljes fiskale, pa marrë miratimin e partnerëve strategjikë rrezikon dështimin e plotë të paralajmëruar të procesit. Qytetarët shqiptarë, duke mos patur sigurinë e vazhdimësisë së mbrojtjes ligjore në afatgjatë do të ngurrojnë të shfaqen si pjesëmarrës në proces. Shqipëria, në zbatim të drejtëpëdrejtë të kërkesave të aleatëve strategjikë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka miratuar një seri ligjesh të tjera si p.sh ligji Antimafia, etj., që dobësojnë mjaft mbrojtjen e supozuar ligjore të faljes fiskale në cdo ndryshim politik të mundshëm.

Gjithashtu, Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike, që si pjesë shumë e rëndësishme e zbatimit në interes publik të nismës për “faljen fiskale”, të përgatisi strategjinë e përdorimit të kapitaleve potenciale hyrëse në sistem. Sa më sipër është e domosdoshme për të mos dëmtuar më tej konkurencën e lirë ndërmjet bizneseve në treg, që do të prodhonte pasoja të pallogaritshme negative për ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0