Ideja e një kondicioneri portativ të ajrit nuk është e re, pasi ata kanë qënë gjithmonë në dispozicion në madhësi të ndryshme. Megjithëse sigurojnë një ftohje të shkëlqyer, ata kanë nevojë për një burim të vazhdueshëm energjie dhe kjo e kufizon përdorimin e tyre vetëm në ambientet e brendshme. Prodhimi i frohjes nga “Zero Breeze” do të jetë 1,000 BTU/h dhe mund të freskojë një sipërfaqe deri në 4.6 metër katror.Ai mund të ulë temperaturën deri në 7 °C.
Por ato që e bëjnë “Zero Breeze” tërheqës janë tiparet shtesë të kësaj pajisje, si për shembull, një bateri me kapacitet 40.000-mAh. Madhësia e tij është 46.4 x 16.2 x 9.6 cm dhe peshon 4 kg. Ai gjithashtu ka një portë USB 5 V/1 A, dritë LED dhe një altoparlant Bluetooth. Zero Breeze vjen në dy ngjyra: blu dhe portokalli dhe çmimi i tij fillestar do të jetë 150 dollarë.
Burimi: acp.al