Komuniteti, startup-i që po digjitalizon menaxhimin e ndërtesave në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Komuniteti, startup-i që po digjitalizon menaxhimin e ndërtesave në Shqipëri!

Për shumë administratorë dhe banorë, menaxhimi i një ndërtese ende funksionon mbi baza manuale, me Excel, fletore dhe komunikim të fragmentuar. Kjo është pikërisht ajo që ekipi pas Komuniteti ka vendosur të ndryshojë. Duke u mbështetur në përvojën e tyre në zhvillimin e softuerëve dhe duke kuptuar nevojat konkrete të tregut shqiptar, ata krijuan një platformë dixhitale që synon ta thjeshtojë dhe rrisë transparencën në menaxhimin e banesave kolektive. Në këtë intervistë, flasim me Klea Skënderaj , përfaqësuese e startupit për sfidat, arritjet dhe projektet që kanë në horizont.

1. Na flisni pak për background-in tuaj profesional dhe si lindi ideja e krijimit të startup-it tuaj? 

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të specializuar dhe me përvojë të gjatë në zhvillimin e softuerëve, menaxhimin e produkteve dhe integrimin e teknologjive moderne, me synimin për të përmirësuar proceset ekzistuese. Gjatë përvojës sonë, kemi projektuar dhe zbatuar zgjidhje inovatore për një gamë të gjerë industrish, duke rritur efikasitetin dhe nxitur transparencën në çdo nivel të bashkëpunimit.  Ideja e Komuniteti-t lindi teksa pamë se administrimi i ndërtesave në Shqipëri vazhdon të bazohet në metoda tradicionale, si përdorimi i Excel apo mbajtja e dokumentave të shkruara me dorë. Këto qasje sjellin vonesa në zgjidhjen e problemeve, mungesë transparence në pagesa dhe komunikim joefikas mes banorëve dhe administratorëve. Duke bashkuar ekspertizën tonë teknologjike me nevojën e tregut, vendosëm të krijonim një platformë moderne, dixhitale dhe të integruar, e cila do të revolucionarizonte këtë fushë. 

  1. Cilat janë disa nga sfidat kryesore që keni hasur gjatë zhvillimit të Komuniteti dhe si i keni kapërcyer ato? 

Një nga sfidat tona kryesore është edukimi i tregut, pasi shumë administratorë dhe banorë hezitojnë të hiqnin dorë nga praktikat e njohura tradicionale në favor të një zgjidhjeje bashkëkohore dhe dixhitale. Për ta kapërcyer këtë pengesë, ne po vijojmë me një sërë prezantimesh, projekte pilot dhe trajnime praktike, duke demonstruar se si platforma jonë jo vetëm lehtëson operacionet e përditshme, por gjithashtu garanton një nivel më të lartë transparence dhe bashkëpunimi ndërmjet banorëve dhe administratorëve.  Një tjetër sfidë ishte ruajtja e një procesi të qëndrueshëm trajnimi dhe zhvillimi, në mënyrë që të përshtatnim vazhdimisht idenë tonë me nevojat e tregut. Falë pjesëmarrjes në programe si Growpreneur, kemi marrë mbështetjen e nevojshme si në burime ashtu edhe në ekspertizë, duke na mundësuar ta avancojmë idenë tonë në një nivel më të përparuar dhe të zgjerojmë ndikimin e saj. 

  1. Cilat janë arritjet më të mëdha të deritanishme të startup-it tuaj? 
  • Lançimi i versionit të parë të platformës: Në këtë kuadër, kemi realizuar projekte pilot me administratorë ndërtesash, duke nënshkruar marrëveshjet e para me kompani administrimi në qytetet e Tiranës dhe Vlorës. Kjo na ka mundësuar të vërtetojmë në praktikë vlerën që ofron Komuniteti. 
  • Fitorja e çmimit të parë në Balkathon 5.0: Ky konkurs rajonal i rëndësishëm na siguroi jo vetëm mbështetje financiare, por edhe një vlerësim profesional të konsiderueshëm nga ekspertët e industrisë. 
  • Pranimi në programe akselerimi si Growpreneur dhe IP4Startups: Falë këtyre angazhimeve, kemi përfituar mentorim të specializuar dhe kemi zgjeruar rrjetin tonë profesional, duke mundësuar zhvillimin e mëtejshëm dhe rritjen e qëndrueshme të startup-it.

Lexo edhe:Product Launch #3 w Cyber Morfosis/ PRiM: Zgjidhja më e zgjuar për të menaxhuar rrezikun digjital, furnitorët dhe përputhjen me rregulloret!

  1. Si e shihni zhvillimin e Komuniteti në 3-5 vitet e ardhshme? 

Në 3-5 vitet e ardhshme, synojmë të bëhemi platforma standard për administrimin e ndërtesave në Shqipëri, duke ofruar funksione të reja si raporte të avancuara me AI dhe integrime IoT për monitorim në kohë reale. Pas konsolidimit në tregun shqiptar, planifikojmë zgjerim rajonal në vendet fqinje të Ballkanit, ku nevojat dhe sfidat e administrimit të ndërtesave janë të ngjashme. 

  1. A keni ndonjë partneritet apo bashkëpunim që ka qenë kyç për zhvillimin e startup-it tuaj? 

Po, kemi ngritur partneritete me disa administratorë ndërtesash dhe kompani menaxhimi, të cilat na kanë mundësuar ta testojmë platformën në kushte reale. Gjithashtu, bashkëpunimet me ofruesit lokalë të shërbimeve (hidraulikë, elektricistë, teknikë ashensori) kanë qenë kyçe për të rritur gamën e shërbimeve që ofrojmë brenda platformës. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja në programe akselerimi si Growpreneur na ka mundësuar lidhjen me mentorë dhe partnerë strategjikë, duke përshpejtuar zhvillimin dhe konsolidimin e startup-it tonë. 

  1. Së fundmi, ju keni qenë një ndër startup-et fituese të Growpreneur. Cilat janë projektet që keni në plan të realizoni me ndihmën e saj? 

Me mbështetjen e Growpreneur, kemi arritur të rafinojmë më tej idenë tonë, duke hartuar parashikime dhe projeksione financiare më të sakta si dhe duke identifikuar faktorët kryesorë të rrezikut. Gjithashtu, kemi përmirësuar strategjinë e marketingut dhe mënyrën e prezantimit të produktit, duke fituar një kuptim më të thellë të potencialit të Komuniteti. Në përgjithësi, ky program na ka dhënë vetëbesim dhe qartësi më të madhe për zhvillimin afatgjatë të startup-it tonë. 

  1. Cila është vizioni juaj për të ardhmen e startup-it tuaj dhe si dëshironi që të kujtohet startup-i juaj në industrinë ku operoni? 

Vizioni ynë është të krijojmë një ekosistem gjithëpërfshirës ku menaxhimi i ndërtesave të jetë plotësisht dixhital, i sigurt dhe i bazuar në të dhëna në kohë reale. Duam që Komuniteti të njihet si “platforma që transformoi administrimin e ndërtesave në Shqipëri”, duke rritur transparencën, kënaqësinë e banorëve dhe efiçencën e administratorëve. Në fund të fundit, synojmë t’i japim komunitetit një mënyrë më të zgjuar dhe të qëndrueshme për të menaxhuar mjedisin ku jeton.

Komuniteti është një shembull se si një ide e thjeshtë, e mbështetur në nevoja reale dhe ekspertizë të mirëfilltë, mund të kthehet në një zgjidhje funksionale për problematika të përditshme. Me ambicie për rritje dhe përmirësime të vazhdueshme, ky startup po vendos themelet e një modeli të ri menaxhimi – më të strukturuar, më transparent dhe më afër realitetit të kohës.

 

 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0