Komuniteti i vetëm i kriptomonedhave në Shqipëri vjen me “VIAL PRO”. Fokusi: analiza e tregut të kriptovalutave - Business Magazine Albania

Komuniteti i vetëm i kriptomonedhave në Shqipëri vjen me “VIAL PRO”. Fokusi: analiza e tregut të kriptovalutave

VIAL PRO

Vial Pro është një kategori e përshtatshme për këdo që dëshiron të edukohet rreth sekreteve dhe hileve të ndryshme për t’u bërë i suksesshëm në botën e kriptos. Si anëtar, ju do të keni akses në kërkime ekskluzive të kriptove dhe analiza teknike, si dhe do të diskutoni ide të ndryshme me entuziast, tregtarë dhe investitorë të kriptomonedhave.

Nëse doni të eksploroni mundësitë e fshehura të kriptomonedhave dhe nuk dëshironi të humbni kohën dhe paratë tuaja duke i bërë gjërat vetë, duhet të bëheni anëtar dhe të provoni këtë kategori.

Përfitimet që jep Vial Pro

  • Raporte Kërkimore

Benefiti kryesor që përfiton duke qenë pjesë e Vial Pro janë raportet kërkimore, të cilat të përditësojnë me ngjarjet që ndodhin në botën e kriptomonedhave përpara se ato të bëhen virale. Shumica e këtyre raporteve është në anglisht dhe vjen nga partneri kërkimor i ViAl në këtë industri. Në këtë mënyrë, ju jepet mundësia për të qenë të parët që keni informacion të strukturuar rreth projekteve të reja potenicale.

  • Analiza të tregut

Një tjetër benefit që përfiton si një anëtar i Vial Pro janë Analizat e tregut të kriptomonedhave. Në kategorinë Vial Pro do të publikohen analiza të tregut të kriptomonedhave për t’i ndihmuar anëtarët e komunitetit të Vial të qëndrojnë të informuar dhe të menaxhojnë riskun ne tregun çmendur të kriptomonedhave.

  • Diskutim mbi ide të mëdha dhe inovative

Vial Pro përbëhet nga një grup i pakrahasueshëm ekspertësh të kriptomonedhave nga i cili ju do të mund të fitoni njohuri mbi tregun dhe të qëndroni gjithmonë përpara kurbës me një grup entuziastësh që nuk do ta gjeni askund tjetër. 

  • Komunitet të cilit ju i përkisni

Ata thonë se koha më e mirë për të mbjellë një pemë ishte 20 vjet më parë. Koha e dytë më e mirë është sot. Bashkohuni me komunitetin tonë dhe bëhuni investitori më i mirë i kriptomonedhave, duke e rrethuar veten me njerëz që e bëjnë më të lehtë.

Si të regjistrohesh në kategorinë Vial Pro?

Për tu regjistruar në kategorinë Vial Pro mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm.

  1. Hapni forumin – Vial Community ose klikoni linkun mëposhtë 

https://vial.community/ 

  1. Regjistrohuni në forum

Pavarësisht nëse jeni një PRO në këtë industri ose sapo keni filluar këtë rrugëtim, komuniteti i VIAL ofron një mundësi për të mësuar, ndarë dhe rritur rrjetin tuaj.

Ndiqni në rrjete sociale Vial për më shumë informacione dhe angazhim!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0