Komunikim për shtyp nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) - Business Magazine Albania

Komunikim për shtyp nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank)


Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) vazhdoi të mbajë një pozicion rekord në treguesit më të rëndësishëm të sistemit bankar në gjysmën e parë të vitit 2016. Ky është një vazhdim i rezultateve pozitive të tre mujorit të parë të këtij viti në mjaftueshmërinë e kapitalit, fitimshmërinë, dhe rritjen e depozitave dhe aktiveve të bankës.

ABI Bank, është institucioni me përfitueshmërinë më të lartë në treg si rezultat i përmirësimeve në cilësinë e portofolit të kredisë dhe uljes së shpenzimeve administrative. Përfitueshmëria e lartë ka çuar në një mjaftueshmëri kapitali rekord për bankën dhe më të lartën në sektorin bankar në Shqipëri me 23%. Niveli i lartë i depozitave dhe i kapitalit ndikuan në rritjen në masën 19% të aktiveve të bankës me një vlerë totale 229 milionë euro.

Në mbledhjen periodike të rradhës Bordi Drejtues analizoi performancën e Bankës Amerikane të Investimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 në kontekstin e situatës së përgjithshme të sektorit bankar dhe ekonomisë shqiptare në përgjithësi. Bordi qëndron i kujdesshëm në pozicionimin e bankës në një mjedis me përfitueshmëri në zbritje si rezultat i normave të ulta të interesit.

Bordi vlerëson rëndësinë e masave të ndërmarra deri më tani për uljen e shpenzimeve operacionale të bankës, modernizimin dhe rritjen e efektivshmërisë si dhe të efiçencës së sistemeve operacionale, përmirësimin e degëve, dhe hapjen e shërbimeve VIP.

Gregory Katz, përfaqësues i NCH Capital, theksoi se rezultatet e gjashtëmujorit të parë kanë vendosur baza të shëndetshme për një rritje të qendrueshme dhe me fitim të bankës për vitin 2016 dhe në vazhdim.

Lorenzo Roncari, Kryetar i Bordit Drejtues, nënvizoi: “Treguesit ekonomik të Shqipërisë parashikojnë një rritje të moderuar afatmesme të kushtëzuar nga rritja e investimeve të huaja direkte dhe përmirësimi i eksportit vendas. ABI Bank ka përfunduar shumë nga etapat e konsolidimit të bilancit dhe operacioneve dhe tani do të luajë rolin e vet në mbështetjen e rritjes ekonomike të klienteve dhe vendit”.

Ndërkohë, Anëtari i Bordit Mark Crawford u shpreh: “Kombinimi i eksperiencës se personelit ekzistues me drejtimin e ri dhe futja e kulturës amerikane me sloganin “Investo në Optimizëm” po jep rezultate të prekshme dhe pozitive”.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Amerikane të Investimeve, Andi Ballta, theksoi se ristrukturimi dhe riorientimi i bankës drejt klientëve të mëdhenj dhe të mesëm, pa përjashtuar rëndësinë e bizneseve të vogla krijon sigurinë për fitime afatgjata dhe të qëndrueshme. Gjashtëmujori i dytë i 2016-ës do të përqëndrohet në kredidhënie të shpejtë që përputhet me rritjen e pritshme të ekonomisë në vitet në vazhdim. Sinergjitë ndërmjet ABI Bank dhe Tranzit Finance do të vazhdojnë të përmirësojnë cilësinë e portofolit të kredisë duke ruajtur efiçencën në menaxhimin e kostove.

ABI Bank është pjesë e fondeve të menaxhuara nga NCH Capital, një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë me qendër në New York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.

 

Burimi: abi.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0