Kompanitë “të etura” për punëtorë

Kompanitë “të etura” për punëtorë


Dhjetëra sipërmarrje në vend janë “të etura” për të punësuar të rinj. Kjo ishte përshtypja jonë në Panairin e Punës që sapo u mbyll. Kompani të sektorëve të ndryshëm, përfshirë institucionet arsimore, treguan për Businessmag se objektivi i tyre ishte të dilnin nga panairi me plotësimin e këtyre vendeve vakante të punës.

Odeta Mersini, përfaqësuesja e Dhomës së Tregtisë tregoi se në panairin e këtij viti u ofruan rreth 3500 vende të reja pune. “Qëllimi i këtij panairi është që në përfundim të tij, të gjitha kompanitë të dalin me numrin e plotësuar të vendeve vakante të punës që ofrojnë”. E ndërsa panairi ka përfunduar, secila nga kompanitë pjesëmarrëse i kanë të shpallura vendet vakante në Ëeb të kompanisë.

Në panair morën pjesë 50 sipërmarrje vendase, duke nisur nga kompani të mëdha si Telekom dhe Vodafon, por edhe biznese të vogla. Universitetet private ishin për një qëllim të dyfishtë. Mundësi punësimi, por edhe prezantime të programeve të studimit për të rinjtë.

Pjesë e panairit ishin edhe bankat e kompanitë e sigurimeve

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj vizitoi në Sheshin Skënderbej stendat e punësimit. “Është muaji i Panaireve të Punës dhe gjej mundësinë të ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të adresojnë nevojat e tyre, për t’i përshtatur këto nevoja, dëshira dhe kërkesat e tyre për tregun e punës me ofertën e sjellë nga këto biznese”, – u shpreh Ministrja Denaj.

Përfaqësues të Bankës Credins, na treguan se ofronin vende pune në administratë në pozicionin e ekonomistit, financierit, IT dhe jurist.

Industria e prodhimit të ujit, përmes kompanisë Lajthiza, mundësonte gjithashtu punësim në disa pozicione. Me 60 vende pune të ofruara, përfaqësuesit e kompanisë thanë se, interesi ishte i madh për vendet vakante në financë, magazinim, menaxhim dhe asistentë.

Përfaqësuesit e S.A.M, një prej kompanive që prodhon veshje sportive, treguan për vendet vakante si në administratë edhe në punëtori. Universiteti Beder prezantoi programin e tij të studimit për vitin akademik 2019-2020. Numri më i madh i të interesuarve ishin studentë, të cilët shfaqin dëshirën për të punuar, por oraret e studimit nuk ua mundësojnë një punë me kohë të plotë. Një panair që bashkon disa breza. Persona me përvojë që kërkojnë sërish punësim, dhe prindër që kërkojnë punësim për fëmijët e tyre. Nuk mungojnë rastet kur prindërit janë kritikë ndaj fëmijëvë, duke thënë se, “ka punë, por të rinjve iu mungon vullneti dhe dëshira për të punuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0