Kompanitë shqiptare, drejt botës së internetit me hapat e breshkës

Kompanitë shqiptare, drejt botës së internetit me hapat e breshkës


Në një vit, përdorimi i teknologjisë dixhitale në sipërmarrje është rritur në nivele të ulëta.

Sipas të dhënave të Insititutit të Statistikave, vitin e kaluar 96% e bizneseve përdorën internet nga 95,6 % që ishte në 2016.

Gjatë vitit 2017, përqindja e ndërmarrjeve ë me specialistë të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 22,4 %, Një vit më pare ishte 21,9 %.

Sipas të dhënave të INSTAT, më pak se një e treta e punonjësve përdorin kompjuter. Për qëllime pune kanë përdorur kompjuter 28.1% e punonjësve nga 28 % që ishte niveli i përdorimit në vitin 2016.

Lexoni: Deputetët ankohen për shpejtësinë e internetit. AKEP premton: do të rishikojnë kontratat

Mes fushave kryeson ajo e inofrmacionit dhe komunikimit me gati 74% të punonjësve në këtë sektor, ndërsa në aktivtetet profesionale niveli i përdorimit është 63%.

Në industrinë e përpunimit, niveli i përdorimit është më i ulët, më pak se 10%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0