Kompanitë e kriptomonedhave po "vjedhin" talentet e Big Tech për të ndërtuar Web3 - Business Magazine Albania

Kompanitë e kriptomonedhave po “vjedhin” talentet e Big Tech për të ndërtuar Web3

Kohë e fundit platformat e Blockchain si Polygon dhe Circle kanë punësuar talente nga firmat e Big Tech, duke i joshur ata me hapin tjetër të madh në teknologji Web 3.0 ose Web3.

Ryan Wyatt u largua nga YouTube në fillim të këtij muaji për të udhëhequr një studio të re videolojrash nga Polygon. Wyatt i ishte bashkuar faqes së videolojërave në pronësi të Google në vitin 2014 për të nxitur një shtytje në përmbajtjen e videolojërave dhe për të konkurruar në mënyrë më agresive me platformën Twitch të Amazon.

“Kur fillova të punoja në YouTube Gaming pothuajse tetë vjet më parë, isha personi,” tha Wyatt për CNBC në një intervistë. “Nuk kishim ekip. Njerëzit sapo kishin filluar të tregonin interes për videot lojërat.”

“E shikoj këtë mundësi në të njëjtën mënyrë,” shtoi ai, duke e përshkruar fazën aktuale të zhvillimit të blockchain si “të hershme” dhe “eksituese”.

Entuziasmi që rrethon Web3 ka tërhequr disa nga mendjet më të zgjuara në teknologji. Lëvizja Web3 propozon rishikimin e internetit në një mënyrë që do të zhvendoste shërbimet e njohura online drejt teknologjive të decentralizuara si blockchain.

Lexo edhe: Elon Musk dhe Jack Dorsey po flasin për Web 3. Ja çfarë është dhe ja përse ka rëndësi!

Lista e talenteve të Silicon Valley për kripto përfshin gjithashtu Sherice Torres, ish-shefe e marketingut e njësisë së kriptove dhe pagesave të Facebook, Novi. Ajo u punësua nga Circle në janar. Dhe ekzekutivi i Amazon cloud Pravjit Tiwana iku për t’u bashkuar me shkëmbimin e kriptove Gemini si shefi i teknologjisë.

Ekspertët thonë se drejtuesit e teknologjisë po tërhiqen nga industria në zhvillim pjesërisht për shkak të rritjes së saj të shpejtë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0