Kompania qe fitoi koncesionin e skanimit ne dogana ka paditur Qeverine shqiptare ne Gjykaten e Arbitrazhit, duke kerkuar 359 milione dollare demshperblim.
Lajmi konfirmohet nga Avokatura e Shtetit, e cila menjehere ka çelur procedurat per te perzgjedhur studion ligjore, qe do te mbroje Shqiperine ne kete konflikt.
Ne prill te vitit te kjaluar, vetem dy muaj para zgjedhjeve Qeveria e meparshme e perzgjodhi ‘Rapiscan’, si fituese te monopolit dhjetevjecar te skanimit. Qe ne fillim marreveshja u kundeshtua fort, veçanerisht nga grupet e biznesit, te cilet deklaruan se ajo rrit kostot per sipermarrjen dhe demton ekonomine.
Por, pavaresisht kundershtive jo vetem politike, Qeveria e çoi deri ne fund koncesionin dhe vetem pak para zgjedhjeve e zyrtarizoi marreveshjen. Kompania pretendon se ajo i ka permbushur te gjitha kushtet qe parashikonte kontrata. Por sipas saj, hyrja ne fuqi e marreveshjes eshte penguar nga Qeveria aktuale, e cila ka kerkuar te argumentoje se koncesioni eshte nul dhe i pavlefshme, pasi bie ne kundershtim jo vetem me ligjet e vendit por edhe me ato te Bashkimit Europian. Ne kete situate, ‘Rapiscan’ pretendon se eshte demtuar dhe ne gusht te ketij viti ka dorezuar ne sekretariatin e Dhomes Nderkombetare te Tregtise kerkesen per arbitrazh.
Kjo eshte hera e dyte brenda pak kohesh, kur Shqiperia paditet ne gjyq nga nje kompani e huaj. Hera e pare ishte mosmarreveshja me CEZ, qe me vone u zgjodh me mirekuptim. Tashme Shqiperise do t`i duhet te menaxhoje nje tjeter çeshtje te nxehte, ku ne loje jane 359 milione dollare. Kjo eshte sa 3.6 per qind e Prodhimit Kombetar ose mbi 15 per qind e gjithe buxhetit vjetor te vendit.
Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto