Kompania kosovare Manaferra fiton dy çmime në EUSearchAwards - Business Magazine Albania

Kompania kosovare Manaferra fiton dy çmime në EUSearchAwards

Manaferra

EUSearchAwards Manaferra fiton çmimin SILVER si Best Small SEO Agency dhe çmimin Best Use of Search: (Higher Ed.) në Europë.

Granit Doshllaku, themelues i Manaferra thotë: “Funny thing, bashkë me Dianën & Valonin kemi shkuar ‘ilegalisht’ në Barcelonë për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve (Spanja nuk na i njeh pasaportat e Kosovës, e na tjera s’kemi as s’dojmë”.

Këto çmime janë riafirmim i punës dhe mundit ndër vite, sipas tij, për t’u treguar të gjithëve se një agjensi nga Prishtina mundet të ofrojë shërbime me cilësi, që i tejkalojnë ato në Europë dhe Amerikë. Kjo është ajo që i bën krenar në suksesin e këtyre ditëve.

Në këtë garë, ata kishin konkurrencë nga top agjensi të shteteve të ndryshme europiane.

Dy çmimet janë:

Best Small SEO Agency (Silver) #EUSearchAwards

Best Use of Search (Higher Ed.) #EUSearchAwards

“Nominimi dhe pastaj fitorja në dy çmime nga European Search Aëards ka qenë përvojë e paharrueshme. Është një riafirmim i punës kualitative dhe rezultateve që sjellim për klientët tanë, të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin”, thotë Graniti për Businessmag.al

Këto rezultate nuk do të ishin të mundshme pa angazhimin e super ekipit në Manaferra. Meritat për këto çmime janë të tyre, sipas tij.

Të fitosh çmimin SILVER si SEO, agjensia më e mirë në Europë është një nder dhe krenari, sidomos kur kemi parasysh faktin që Manaferra, si agjensi është themeluar dhe operon në një shtet të vogël sikurse Kosova. “Kjo na motivon që të vazhdojmë të bëjmë punë të mirë dhe t’i ndihmojmë klientët tanë që të rrisin biznesin e tyre përmes SEO”, thotë Granit Doshllaku

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0