Kompania I.XH.E.M, një shembull i suksesit të sipërmarrjes shqiptare - Business Magazine Albania

Kompania I.XH.E.M, një shembull i suksesit të sipërmarrjes shqiptare


Kompania I.Xh.E.M në Durrës, është një shembull i suksesit të sipërmarrjes shqiptare, një biznes modern që përdor teknologji të lartë në sektorin e prodhimit të materialeve të ndërtimit, konkretisht në konstruksione parafabrikate, të cilat përdoren për ndërtime në objekte tregtare, industriale dhe banimi.

Falë risive teknologjike që ka sjellë, kjo kompani ofron produkte me një proces shumë të shkurtuar në këtë industri. Administratori i kësaj kompanie, është Elvan Dajko një arkitekt i ri në moshë, por me mjaft vizion.

I.XH.E.M Parafabrikat është krijuar në vitin 2008 dhe është rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj në kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali. Kjo eksperiencë dhe linja teknologjike italiane, është përshtatur më së miri me kërkesat e tregut shqiptar. I.XH.E.M Parafabrikat është lider në këtë sektor përsa i përket llojshmërisë së elementëve që prodhon dhe në përdorimin e teknologjisë së paranderjes, e cila lejon zhvillimin e projekteve përtej limiteve të hasura nga ndërtimi civil në tregun shqiptar.

Kompania I.XH.E.M Parafabrikat ka një eksperiencë shumëvjeçare në treg me dhjetëra objekte të ndërtuara e me një sipërfaqe totale mbi 100’000 m², duke treguar një qasje serioze në çdo sipërmarrje pavarësisht nga tipologjia apo përmasat e objektit.

Gjatë këtyre viteve, I.XH.E.M me profesionalizmin e treguar ka arritur të përfundojë një gamë të gjerë projektesh në përputhje të plotë me kërkesat e klientit në lidhje me cilësinë e punimeve, kohën e realizimit dhe buxhetin e përcaktuar.

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0