Kompania e kriptove “Coinbase” do të hyjë në tregun e remitancave për të sfiduar aktorët tradicionalë - Business Magazine Albania

Kompania e kriptove “Coinbase” do të hyjë në tregun e remitancave për të sfiduar aktorët tradicionalë

Coinbase, bursa më e madh e kriptomonedhave në SHBA, po futet në biznesin ndërkombëtar të transferimit të parave, duke kërkuar të hyjë në një treg të madh të dominuar nga firma si Western Union.

Coinbase tha se ka nisur një program pilot falas për dërgimin e fondeve nëpërmjet kriptove për miqtë dhe familjen në Meksikë.  Marrësit mund t’i konvertojnë monedhat digjitale në pesos në vendet pjesëmarrëse në të gjithë vendin ose të investojnë fondet në një llogari Coinbase.  Shërbimi do të bëhet me tarifë pas datës 31 mars.

Coinbase nuk e zbuloi koston, por tha në një postim në blog se do të jetë “25-50% më e lirë” se transfertat tradicionale ndërkufitare.

“Ne e kuptojmë se kjo është një çështje globale.  Dhe ndërsa po fillojmë në Meksikë, me kalimin e kohës do të shqyrtojmë rajone të tjera, ku klientët përballen me sfida të ngjashme, “tha Coinbase në një postim në blog.

Futja në tregun e dërgesave të emigrantëve është pjesë e strategjisë së Coinbase për të diversifikuar të ardhurat e saj në mes të një periudhe të vështirë për kriptovalutat që ka bërë që vëllimet e tregtimit në shkëmbime të bien.  Coinbase po punon për të lançuar një treg për tokenat jo të këmbyeshëm dhe po ofron shërbime shtesë në fushën e financave të decentralizuara.

Tregu global i remitancave arriti rreth 700 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe pritet të rritet në 1.2 trilion dollarë deri në vitin 2030, sipas Allied Market Research.

Për sipërmarrjen meksikane, Coinbase tha se ishte partnere me Remitly, e cila ka marrëdhënie me më shumë se 37,000 dyqane me pakicë, duke përfshirë Bansefi, BanCoppel, Oxxo, Sorina dhe Telecomm Telegrafos.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0