Kjo është mbledhja e tretë e këtij komiteti, një nga qëllimet e të cilit është të adresojë dhe zgjidhë problematikat që bizneset hasin për çështjet e tregtisë edhe sidomos të eksportit të produkteve të tyre jashtë Shqipërisë.
Temat kryesore të diskutuara në këtë takim të radhës ishin: prezantimi i website-it të Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë, prezantimi i studimit për barrierat teknike në tregti për produkte bujqësore të destinuara në eksport, kapacitetet administrative të Sekretariatit Teknik, masat/hapat për lehtësimin e eksporteve të qumështit, diskutimi i situatës së eksportit të açugeve në tregun e BE.
Ministrja Ekonomi kërkoi që diskutimi i temave në Komitet të bëhet sipas një plani 1 vjeçar të menduar lidhur me problematikat kryesore të eksporteve. Të pranishmit dhanë mendime për faqen e re të internetit të Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë, e cila pritet të jetë së shpejti online.
Ministrja Ekonomi kërkoi që përveç informacioneve për eksport në vende të BE dhe CEFTA që janë më të qarta, të përfshihet sa më shumë informacion për eksport në vende të tjera si SHBA apo Turqi etj, në mënyrë që prodhuesit të gjejnë lehtësisht se çfarë procedurash duhet të zbatojnë që të eksportojnë produktin e tyre drejt një vendi të caktuar.
Burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.