Komiteti i Lehtësimit të Tregtisë vjen në ndihmë të bizneseve eksportuese - Business Magazine Albania

Komiteti i Lehtësimit të Tregtisë vjen në ndihmë të bizneseve eksportuese


Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë e Sipërmarrjes u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë. Ky komitet drejtohet nga Ministrja e Ekonomisë, znj Milva Ekonomi dhe në përbërje të tij janë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Integrimit, përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, përfaqësues të USAID. Qëllimi i krijimit të këtij Komiteti është të zgjidhë problematikat që bizneset hasin në çështjet e eksportit të produkteve të tyre jashtë Shqipërisë.

Tematika e takimit të radhës ishte miratimi i rregullores së Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë dhe prezantimi i planit operacional. Gjithashtu, u diskutua për Sekretarinë Teknike tashmë të krijuar brenda MZHETTS, synimi i së cilës është të presë shqetësimet e biznesit për lehtësimin e tregtisë. Kjo strukturë do të shërbejë si hap i parë për krijimin e një “help desk” (me vlerë 6 mln lekë), tek i cili bizneset do të drejtohen dhe marrin informacione mbi procedurat dhe kërkesat teknike, që duhet të kenë produktet sipas tregjeve ku eksportohet. Për funksionimin e kësaj sekretarie, Ministrja Ekonomi kërkoi që përfaqësuesit e institucioneve të pranishëm, të kontribuojnë me ekspertë dhe staf, në mënyrë që t’u jepet sa më shpejt e saktë përgjigje shqetësimeve të bizneseve që eksportojnë.

Të pranishmit diskutuan në vijim mbi disa raste vështirësish tregtimi të hasura së fundi nga eksportuesit shqiptarë lidhur me nënproduktet e qumështit, eksportin e limonëve, domateve etj. Këto problematika vijnë edhe si rezultat i mungesës së dokumentacionit përkatës të eksportuesve shqiptarë, të cilët duhet të kenë certifikatën e analizave të produktit, një etiketim dhe ambalazhim më cilësor etj.

Ministrja shtoi se AIDA mund të përdoret nga bizneset prodhuese, për t’u rritur produkteve cilësinë e paketimit dhe etiketimit, ndërsa kërkoi nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU që t’ua bëjnë të qartë fermerëve kushtet që duhet të plotësojë një produkt para se të eksportohet. Përfaqësuesi i USAID dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë u angazhuan për të mbështetur menjëherë Sekretarinë Teknike, për lançimin sa më shpejt të ‘Help Desk’.

 

burimi: kohajone.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0