Komisioneri Dervishi në takim me bankat: Si ndikon ligji i ri për të dhënat personale - Business Magazine Albania

Komisioneri Dervishi në takim me bankat: Si ndikon ligji i ri për të dhënat personale

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili hyri në fuqi në shkurt të këtij viti, përputh kornizën ligjore shqiptare me standardet më të avancuara të Bashkimit Evropian, duke ofruar për qytetarët shqiptarë të njëjtin nivel mbrojtjeje si qytetarët e BE-së.Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se arsyeja e nisjes së dialogut sektorial me bankat lidhet me faktin se ato janë ndër kontrrolluesit dhe përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale.

Ai solli në vëmendje disa problematika të konstatuara ndër vite, duke theksuar se mangësitë duhen vlerësuar si mundësi për të ndërmarrë përmirësime të mëtejshme.
Dervishi nënvizoi gjithashtu shqetësimin për kërkesat e herëpashershme të autoriteteve publike për të dhëna personale, të cilat jo rrallë herë dalin përtej fushës së tyre të veprimtarisë.
“Ne si zyrë e Komisionerit nuk duam që raportin me ju ta mbështetim në “frikën”e gjobave të larta, por në partneritet dhe një sjellje besimi reciprok”– tha Komisioneri.

“Ligji i ri është një sfidë, por edhe një mundësi. Sfidë, sepse kërkon më shumë përpjekje, investim dhe ndryshim në mënyrën e funksionimit të përditshëm. Mundësi, sepse lejon në ndërtimin e një marrëdhënie më transparente dhe më të qëndrueshme me subjektet e mbrojtjes se të dhënave personale, duke rritur besueshmërinë ndaj sektorit”.

Lexo edhe: Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Z. Dervishi garantoi se Zyra e tij do të mbetet e hapur për dialog dhe mbështetje, duke i ftuar bankat të shndërrohen në shembull pozitiv për kulturën e mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella, u shpreh se: “Shumë banka kanë ndërmarrë masa, kanë investuar në sisteme dhe trajnime, por ky është një proces i vazhdueshëm. Zbatimi i ligjit ka kosto, por natyrisht edhe sjell përfitime të rëndësishme”.
Në reagimet e tyre, drejtuesit e bankave shprehën vlerësim për dialogun e hapur dhe nënvizuan angazhimin e tyre për konsolidimin e bashkëpunimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0