Koleksioni personal i Michael Schumacher tashmë i lirë për të gjithë

Koleksioni personal i Michael Schumacher tashmë i lirë për të gjithë


Një ekpozitë e re që përfshiu koleksionin personal të Michael Schumacher u hap në Këln, Gjermani.

Ekpozita është një retrospektivë në karrierën e kampionit të botës. Në dhjetor 2013 ai u aksidentua duke bërë ski, me dëme që vazhdojnë ende. Në të u përfshinë makinat, trofetë, kokoret si dhe kostumet e garës të 2 dekadave në Formula 1.

Bashkë me 7 Ferrari-t, gjenden edhe Benetton-ët dhe Jordan me të cilat ai fitoi disa gara.

Koleksioni u prezantua përpara mediave pak ditë më parë. Ai është i vendosur në Motorworld Cologne Rhineland, një hangar i vjetër avionësh i konvertuar në ekpozitë automobilizmi.

Koleksioni i Schumacher merr thuajse 1000 m2 dhe është falas gjatë 7 ditëve të javës.

“Ky koleksion është një formë falenderimi nga familja e Michael Schumacher për fansat e tij.” – u shpreh Sabine Kehm, menaxhere e Schumacher. “Aty përfshihen disa copëza të rëndësishme të jetës dhe karrierës së tij. Vendndodhja gjithashtu është perfekte për ne.”

“Ndodhet vetëm disa kilometra nga Kerpen, vendlindja e tij.” – vazhdoi ajo.

Ky koleksion përfshin, foto familiare, copëza nga mediat, video dhe dëshmi nga ish drejtuesit e tij si Jean Todt dhe Flavio Briatore. Gjithashtu edhe pilotë të Formula 1 si Sebastian Vettel dhe Felipe Massa.

Organizatorët presin të kenë rreth 500.000 vizitorë në vit.

Burimi: Motorsport

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0