Kolaudimi, procedura si dhe ku të rezervoni online për të shmangur radhët - Business Magazine Albania

Kolaudimi, procedura si dhe ku të rezervoni online për të shmangur radhët

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe deklaroi se brenda muajit maj do të fillojnë kolaudimet. Ai tha se për personat që afati u ka skaduar në fillim të këtij viti certifikata rinovohet automatikisht edhe 12 muaj. Pra, makinat që kanë bërë kolaudimin në 2020, do të duhet të paraqiten në 2022 për të kaluar sërish në kolaudim.

Ndryshimet e fundit parashikojnë që mjetet e reja do të kolaudohen pas tre viteve nga targimi i parë, ndërsa të përdorurat njëherë në dy vite. Për të shmangur radhët e gjata dhe kaosin, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe theksoi se rezervimi për kolaudimin do të kryhet përmes e-Albania-s dhe se paraprakisht duhet të jenë paguar taksat dhe siguracionet.

“Kemi edhe një numër të madh mjetesh që janë rrëzuar vjet, këto nuk përfitojnë nga kjo shtesë, ata do të vijnë të paraqiten, do të ketë një njoftim, sistemi i ri i rezervimit do të jetë te E-Albania, do të jetë në llogarinë e secilit te ne te “Makina Ime”.

Aty do të njoftohet kur është më mirë për ju të rezervohet do të ketë edhe disa opsione. Ky sistem nuk spekulohet më, ku mund të merrje 30 radhë dhe ti shisje te kolaudimi, pasi bazohet te databazë shtetërore dhe në adresën tuaj personale” tha ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0