TIRANE – Kontrolli i Larte i Shtetit kallezon ne prokurori administratorin e “Albpetrol”-it dhe drejtues te tjere te kompanise, pasi auditi ka konstatuar shkelje te cilat kane shkaktuar nje dem te konsiderueshem ekonomik.
Sipas KLSH-se, “demi ekonomik nga zbritje “te gabuara” ne llogaritje eshte 9.5 milion Euro. Demi ekonomik vetem nga abuzimi me kostot e transportit te naftes eshte 1,4 milion USD. Demi i vertete ekonomik do te percaktohet nga eksperte te fushes se naftes dhe te organeve hetimore, te cilet do te shqyrtojne menyren e percaktimit te çmimit te konvertimit nga Albpetrol.”
Raporti Perfundimtar i Auditimit ne shoqerine Albpetrol sha, Patos per periudhen 01.08.2013 – 30.06.2014 dhe rekomandimet e KLSH-se, i jane percjelle Ministrit te Energjise dhe Industrise si dhe Kryetarit te Keshillit Mbikeqyres me shkresen nr. 528/29, date 26.09.2014 dhe me shkresen 528/30 me date 27.09.2014 kompanise Albpetrol sha, ndersa me shkresen nr. 528/28, date 24.09.2014, KLSH i ka derguar organit te Prokurorise se Krimeve te Renda kallezimin penal ndaj Administratorit dhe disa prej drejtuesve te tjere te Albpetrol.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.