Klaudia Llupo - Tendencat e reja për interieret e zyrave. Si po e transformon teknologjia dizajnin dhe funksionimin - Business Magazine Albania

Klaudia Llupo – Tendencat e reja për interieret e zyrave. Si po e transformon teknologjia dizajnin dhe funksionimin

Dizajni i zyrave ka një ndikim të madh në ndjenjat, produktivitetin e punonjësve, por edhe në marrëdhëniet dhe ndërveprimet e tyre sociale. Klaudia Llupo, arkitekte, shprehet se bizneset shqiptare po i japin rëndësi gjithnjë e më tepër fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë në ambientet e punës duke mbështetur mirëqenien e punonjësve përmes teknologjisë dhe elementeve natyrorë. Nga ndriçimi, ngjyrat e deri tek zgjedhja e aksesorëve kreativë duket se dizajni i një zyre tregon shumë për kulturën, vizionin dhe identitetin e kompanisë.

Në këtë intervistë Klaudia flet për trendet dhe konceptet e reja të dizajnit dhe ndikimin e tyre në mbarëvajtjen dhe suksesin e biznesve dhe organizatave. 

Cilat mendoni se janë tendencat kryesore në dizajnin e zyrave të bizneseve për vitin 2025?

Tendencat e reja fokusohen tek krijimi i hapësirave dinamike dhe fleksibël, që mbështesin mirëqenien e punonjësve përmes teknologjisë dhe elementeve natyrore. Hapësirat do të jenë të përshtatshme për punë individuale apo bashkëpunuese, me dritare të mëdha dhe bimë të brendshme për një ambient frymëzues. Përparësi do të kenë kushtet optimale për produktivitet, si ajri i pastër, ndriçimi natyral dhe hapësira relaksimi, të mbështetura nga teknologji të avancuara për menaxhimin e klimës dhe ndriçimit.

Si po ndryshon konceptimi i hapësirave të punës në epokën post-pandemike?

Pas pandemisë, hapësirat e punës janë bërë më fleksibël dhe të orientuara te mirëqenia e punonjësve. Ndryshimet kryesore përfshijnë:

Punën hibride: Hapësirat janë dizajnuar për të mbështetur si punën në zyrë, ashtu edhe atë në distancë.

Bashkëpunimin: Hapësira që inkurajojnë interaktivitetin dhe socializimin mes kolegëve.

Mirëqenien: Ergonomia, ndriçimi natyral dhe hapësirat e relaksimit janë thelbësore.

Teknologjinë dhe automatizimin: Sisteme të avancuara për menaxhimin e hapësirës dhe ambientit.

Personalizimin: Mundësia e punonjësve për të krijuar një ambient që përputhet me nevojat e tyre.

Si mund të ndikojë dizajni i zyrave në produktivitetin dhe mirëqenien e stafit?

Dizajni i zyrave ka një ndikim të madh në ndjenjat dhe produktivitetin e punonjësve. Siç përmenda edhe më sipër, fleksibiliteti dhe lidhja me natyrën reduktojnë stresin dhe përmirësojnë fokusin. Ergonomia e mobiljeve garanton komoditet, ndërsa hapësirat për qetësi dhe aktivitete fizike ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe fizik.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0