Kjo është shuma e transaksioneve Kosovë-Panama - Business Magazine Albania

Kjo është shuma e transaksioneve Kosovë-Panama


Nga njëra prej firmave më të mëdha ligjore në Panama, “Mossack Fonseca”, kanë rrjedhur dokumente që zbulojnë se si pushtetarë në gjithë botën përdorin kompani të huaja, për të fshehur miliarda dollarë pasuri jashtë vendeve të tyre.

Të dhënat dhe 11 milionë dokumentet e publikuara nga një grup i madh mediash dhe gazetarësh në botë kanë zbuluar aferën më të madhe e cila tanimë po emërtohet si “Panama Papers”.

Në këtë aferë janë zbuluar miliona euro të fshehura nga liderë dhe ish-liderë e udhëheqës të vendeve të ndryshme në botë, shkruan Telegrafi.

Në Shqipëri thuhet se janë të paktën 22 veta që kanë para dhe kompani “offshore” në parajsën fiskale të Panamasë, por deri më tani janë publikuar vetëm dy emra.

E në Kosovë ende nuk ka dalë as një emër por nuk përjashtohet mundësia që të ketë aksione kompanish, para të cilat janë pastruar në vendet me parajsa fiskale.

Telegrafi ka siguruar të dhëna të cilat tregojnë se ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Panamasë ka pasur transaksione bankare.

Këto transaksione bankare nga Kosova për në Panama dhe anasjelltas nuk kalojnë shuma të mëdha.
Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës kanë treguar për Telegrafin se transaksionet janë kryesisht transfertё për pagesa të shkëmbimeve tregtare dhe shpenzimeve qeveritare.

“Sa i përket vlerës së transaksioneve bankare me shtetin e Panamas, kemi të bëjmë me vlera të vogla. Konkretisht në vitin 2014 vlera e të gjitha transaksioneve hyrëse dhe dalëse është 254,325 euro, ndërsa në vitin 2015 është 240,623 euro. Prej tyre pjesa më e madhe janë pagesa për import të mallit, për pagat e shërbyesve civil dhe shërbime tjera qeveritare”, ka thënë Besnik Kada për Telegrafin, zëdhënës në Bankën Qendrore të Kosovës.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0