Qindra mijëra qytetarë të Wuhanit kanë marrë pjesë në ditën e parë të festivalit të muzikës “Wuhan Strawberry”. Pjesëmarrja ishte tepër e lartë dhe organizatorët njoftuan se numri i të pranishmëve ishte rreth 11 mijë. Kujtojmë se prej më shumë se një viti Wuhani ka qenë në qendër të akuzave botërore si vendi i origjinës së Covid-19. Ai ishte gjithashtu qyteti i parë që u izolua totalisht prej kufizimeve anti-Covid.
vWuhan
“Vitin e kaluar ne në Wuhan vuajtëm nga koronavirusi. Nuk ka qenë e lehtë për të arritur këtu ku jemi sot. Njerëzit këtu kanë bërë përpjekje të mëdha dhe kanë paguar një çmim të madh. Kështu që ndihem shumë i ngazëllyer që jam këtu në festival”- tha një prej pjesëmarrësve në festival.
Parashikohet se festivali “Strawberry Music Festival” të mbahet edhe në qytete të tjera, pasi shifrat e infektimeve në Kinë janë në nivele të ulëta. Ndërkohë në anën tjetër të globit, qytetarët përleshen me policinë në protestat ndaj kuWuhanfizimeve anti-Covid.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto