KidsDay merr investim strategjik nga Finnish Schools International dhe Highlight Ventures për të digjitalizuar dhe transformuar kopshtet dhe edukimin parashkollor në mbarë botën - Business Magazine Albania

KidsDay merr investim strategjik nga Finnish Schools International dhe Highlight Ventures për të digjitalizuar dhe transformuar kopshtet dhe edukimin parashkollor në mbarë botën

KidsDay merr investim strategjik nga Finnish Schools International dhe Highlight Ventures për të digjitalizuar dhe transformuar kopshtet dhe edukimin parashkollor në mbarë botën

KidsDay.io, aplikacioni i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (IA) me fokus digjitalizimin e kopshteve dhe programeve parashkollore në Evropën Juglindore, njofton se, së bashku me Finnish Schools International (FSI) dhe Highlight Ventures, bashkojnë forcat në një investim strategjik që synon nxitjen e digjitalizimit dhe avancimin e zhvillimit të fëmijëve në këtë fushë që në fëmijërinë e hershme në mbarë botën. Me këtë investim strategjik, KidsDay synon të zhvillojë një softuer të fuqizuar nga IA për kopshtet e fëmijëve.

Përveç investimit, Highlight Ventures do të mbështesë KidsDay në zhvillim të tregut global dhe në avancimin e platformës së saj digjitale të mbështetur nga AI, ndërsa FSI do të kontribuojë me ekspertizën e saj në zhvillimin e mëtejshëm të veçorive të të mësuarit dhe zhvillimit të platformës, bazuar në kurrikulën finlandeze, më e mira në botë. Së bashku, ata synojnë të pozicionojnë KidsDay si platformën e vetme efikase të fuqizuar nga IA në mësimnxënie, komunikim dhe menaxhim të fushës së fëmijërisë së hershme.


“Ne jemi të lumtur që kemi krijuar partneritet me Finnish Schools International dhe Highlight Venture, të cilët janë partnerët e duhur për ne, për të dërguar KidsDay në tregun global dhe për të ndikuar në jetën e miliona fëmijëve në mbarë botën”, tha Bardh Kadiu, Themelues i KidsDay. “Për ne ky nuk është vetëm një investim financiar, por strategjik, pasi ne po bashkojmë forcat me dy kampionë në fushën e teknologjisë dhe arsimit”.

Lexo edhe:Maratona e Tiranës, ja plani i lëvizjes së automjeteve më 21-22 tetor

Alejtin Berisha nga Finnish Schools International shprehu entuziazmin e tij për investimin në KidsDay dhe tha se do të sjellë ekspertizën globale në arsim me fokus në zhvillimin e një moduli të të mësuarit dhe zhvillimit të nxënësve të mbështetur në IA bazuar në praktikat më të mira të Edukimit të Fëmijërisë së Hershme nga Finlanda ndërsa Leutrim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv në Highlight Ventures deklaroi: “Unë e njoh Bardhin për më shumë se 15 vite dhe ne jemi të sigurt se ai dhe ekipi i tij do ta shëndrrojnë KidsDay në një platformë transformuese globale të menaxhimit të kopshteve. Jemi shumë të lumtur që do të mbështesim KidsDay me ekspertizën tonë në zhvillimin e produktit dhe strategjinë globale të futjes në treg”.
KidsDay sot ndihmon qindra kopshte në Evropën Juglindore të digjitalizojnë menaxhimin dhe komunikimin me prindër dhe synon të arrijë 1 milion përdorues brenda dy viteve të ardhshme.

Kontaktet:
Bardh Kadiu – CEO & Bashkethemelues bardh.kadiu@kidsday.io

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0