Kjo makinë tërësisht elektrike do të jetë modeli flagship i kompanisë dhe do të revolucionariojë segmentin e makinave të mëdha SUV, ndërkohë që nxit transformimin e Kia dhe konfirmon lidershipin në lëvizshmërinë e qëndrueshme elektrike të kompanisë.
E zhvilluar përgjatë një kohe prej 44 muajsh për të vendosur standardet e reja të dizajnit, performancës, autonomisë, dinamikës së drejtimit, teknologjisë dhe rehatisë, Kia e re EV9 po testohet deri në limitet e saja në qendrën globale të kompanisë Namyang R&D në Kore.
Gjatë kësaj faze të testimit final, EV9 i është nënshtruar një programi të “pamëshirshëm dhe rraskpitës” duke ecur në kodra dhe terrene të vështira me sistemin 4WD aktiv, si dhe nën ujë për të siguruar besueshmërinë maksimale dhe në kushtet më të vështira të mundshme. Shpejtësia e lartë e makinës, drejtimi dhe pistat me pak fërkim testojnë performancën e EV9 nën rregullat më strikte.
Përveç testimit në qendrën Namyang R&D dhe EV9, si çdo model tjetër i Kia, i është nënshtruar regjimeve të testimit të vështira në vendndodhje të ndryshme në mbarë botën.
Kia prezantoi pamjen e parë të modelit të ri flagship në formën e Kia Concept EV9, gjatë AutoMobility LA gjatë vitit të kaluar. Gjuha e re novatore e dizajnit e quajtur “Opposites United” e përdorur në Kia EV9 do të personifikojë kulmin e arritjeve në një SUV. Kia EV9, që u zhvillua duke përdorur platformën Electric Global Modular Platform (E-GMP), do të jetë një udhërrëfyes për epokën e re të sofistikuar me teknologji të lartë dhe lëvizshmëri të qëndrueshme.
Duke u prezantuar gjatë 3 mujorit të parë të 2023, Kia EV9 do të ndjekë hapat e makinës novatore tërësisht elektrike të kompanisë, EV6, e cila ka mbledhur vlerësime të shumëta, duke përfshirë këtu dhe çmimin tepër prestigjoz European Car of the Year 2022.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.