Kia EV9 i jepet vlerësimi i sigurisë me pesë yje Euro NCAP - Business Magazine Albania

Kia EV9 i jepet vlerësimi i sigurisë me pesë yje Euro NCAP

Makina EV9, modeli më i ri i Kia-s, është vlerësuar me rezultatet më të larta të sigurisë pas testimit të gjerë nga Euro NCAP, organizata kryesore e testimit të sigurisë në Evropë. Kjo makinë me shtatë vende e tipit SUV, tërësisht elektrike, arriti vlerësimin maksimal me pesë yje, duke konfirmuar më tej kredencialet mbresëlënëse të sigurisë së automjetit.

EV9 u vlerësua në katër kategori dhe performoi me një standard të lartë gjatë gjithë procesit të testimit. Ajo arriti 84% për mbrojtjen e pasagjerëve të rritur, 88% për mbrojtjen e pasagjerëve fëmijë, 76% për kalimtarët e rrugës duke përfshirë këmbësorët dhe 83% në kategorinë ‘asistencë sigurie’, e cila vlerëson një automjet bazuar në disponueshmërinë e një grupi të plotë teknologjish për shmangien e përplasjeve.

Euro NCAP vlerësoi ndarjen e hapësirave të pasagjerëve të EV9, për qëndrueshmërinë e saj në testin e goditjes ballore dhe sigurimin e mbrojtjes së mirë të gjunjëve dhe femurit, pavarësisht nga përmasat dhe pozicionet e personave të ulur.

Në testin e barrierës anësore, EV9 mori pikët maksimale, duke siguruar mbrojtje të të gjitha zonave kritike të trupit të shoferit dhe pasagjerëve. Makina SUV u vlerësua gjithashtu për sistemin e saj të avancuar eCall, i cili paralajmëron shërbimet e urgjencës në rast përplasjeje.

Makina EV9 shënoi edhe më shumë rezultate të larta në testet e pasagjerëve fëmijë, me automjetin që mbron të gjitha zonat kritike të trupit. Organizata vuri në dukje fleksibilitetin e jastëkëve të ajrit të EV9, si dhe sistemin inteligjent për identifikimin e pranisë së fëmijëve.

Gjatë testimit të teknologjive të asistencës së sigurisë, Euro NCAP theksoi performancën e sistemit të Frenimit Automatik Emergjent (AEB) të automjetit, i cili përgjigjej mirë ndaj automjeteve të tjera dhe shmangte përplasjet në shumicën e skenarëve të testimit.

Karakteristika të tjera sigurie të theksuara nga EuroNCAP ishin Asistenti për Mbajtjen e Korsisë (LKA) i EV9 që korrigjon lehtësisht drejtimin e automjetit nëse ai del nga korsia dhe ndërhyn në situata më kritike. Gjithashtu, sistemi i asistencës së shpejtësisë u zbulua se bënte një punë të mirë në identifikimin e kufirit të shpejtësisë sipas zonës.

Vlerësimi i sigurisë së EV9 u përforcua nga Platforma Modulare Elektrike-Globale (E-GMP) me cilësi të lartë dhe struktura e fortë e trupit të automjetit. E kombinuar me një sërë veçorish të asistencës aktive të shoferit dhe të sigurisë, kjo rithekson cilësitë e komoditetit dhe sigurisë maksimale të makinës EV9 në rrugë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0