Khaby Lame, ylli më i madh i TikTok në botë fiton 975 milionë dollarë nga një lëvizje gjigante biznesi - Business Magazine Albania

Khaby Lame, ylli më i madh i TikTok në botë fiton 975 milionë dollarë nga një lëvizje gjigante biznesi

Khaby Lame, ylli më i madh i TikTok në botë fiton 975 milionë dollarë nga një lëvizje gjigante biznesi

Ylli më i ndjekur në historinë e TikTok ka ndërmarrë një hap të fuqishëm në karrierë, i cili mund ta ketë siguruar financiarisht për gjithë jetën.

Dikur i perceptuar si një aplikacion argëtues dhe i thjeshtë, TikTok u shndërrua shpejt në një platformë ku talentet mund të ngrihen, të shfaqin aftësitë e tyre – qoftë në humor, edukim apo krijimtari – dhe të arrijnë miliona njerëz. Me këtë erdhën fama, paratë dhe kontrata sponsorizimi që krijuan yje brenda natës.

Nga TikTok kanë dalë emra të njohur ndërkombëtarisht si Charli D’Amelio, Bella Poarch, Addison Rae e shumë të tjerë. Disa prej tyre kanë kaluar në film, muzikë apo projekte të mëdha globale. Por askush nuk e ka shfrytëzuar këtë famë si Khaby Lame.

25-vjeçari me origjinë senegaleze, i rritur në Itali, ka mbi 160.4 milionë ndjekës në TikTok, duke u bërë fytyra më e njohur e videove pa fjalë, ku ironizon “life hacks” të panevojshme me mimikën e tij karakteristike. Edhe pse e hapi llogarinë në prill të vitit 2021, Khaby, ish-punëtor fabrike, u kthye me shpejtësi në një fenomen global, falë thjeshtësisë dhe humorit universal që nuk ka nevojë për përkthim.

Lexo edhe: Majlinda Bregu: Zgjerimi i BE-së , a po planifikon Europa anëtarë të rinj apo vetëm kandidatë?

Tani, fama e tij ka kaluar në një nivel krejt tjetër. Së fundmi, ai ka mbyllur një marrëveshje biznesi me vlerë 975 milionë dollarë, e lidhur drejtpërdrejt me industrinë e teknologjisë. Kompania Rich Sparkle Holdings ka blerë Step Distinctive Limited, një kompani e lidhur me Lame, duke hapur rrugën për rritje të mëtejshme të vlerës së tij neto.

Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja përfshin krijimin e një versioni të Khaby-t të bazuar në inteligjencë artificiale. Ky “AI Digital Twin” do të përdorë identitetin e tij të fytyrës, zërin dhe sjelljen për të krijuar përmbajtje shumëgjuhëshe dhe transmetime virtuale live. Si pjesë e marrëveshjes, Khaby Lame do të jetë aksioner në partneritetin e ri, duke pasur fjalën kryesore në drejtimin dhe zhvillimin e tij. Në praktikë, kjo do të thotë se ai mund të ndërveprojë me fansat 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa qenë fizikisht i pranishëm. Një karrierë globale, pa thënë asnjë fjalë.

Megjithatë, fama e tij nuk ka qenë pa polemika. Vitin e kaluar, Khaby Lame u ndalua përkohësisht në Shtetet e Bashkuara për shkelje të rregullave të emigracionit. Autoritetet amerikane konfirmuan se ai kishte tejkaluar afatin e vizës, ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi më 6 qershor. Lame kishte mbërritur në SHBA më 30 prill për të marrë pjesë në Met Gala më 5 maj, në kuadër të bashkëpunimit të tij me markën Hugo Boss. Ai u lirua po atë ditë dhe u largua nga vendi pa pasoja të mëtejshme. Historia e tij mbetet një shembull i jashtëzakonshëm se si kreativiteti, thjeshtësia dhe teknologjia mund të ndërtojnë një perandori globale – edhe pa një fjalë të vetme.

UL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0