KFC krijon një lojë të frikshme për të trajnuar punonjësit

KFC krijon një lojë të frikshme për të trajnuar punonjësit


Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga KFC, kompania fast food do shtojë një element të pazakontë në procesin e trajnimit të punonjësve të saj: Leksione trajnimi në një dhomë virtuale të quajtur The Hard Way. Dhe për të fituar vendin e punës ata duhet të demostojnë aftësitë e tyre në kuzhinën virtuale.

Loja i ndjek praktikantët përmes procesit me pesë-faza të përgatitjes së pulave të skuqura KFC, duke inspektuar tiganisjen me presion. Dhe për shkak se ky veprim, ndoshta, ka të bëjë më shumë me marketingun se sa me efikasitetin e kuzhinierit kur skuq pulat, loja ka trailerin e saj çuditërisht të frikshëm.

kfc-krijon-nje-loje-te-frikshme-per-te-trajnuar-punonjesit-businessmag

Loja VR e KFC-së nuk ka për qëllim të zëvendësojë trajnimin tradicional të punonjësve. Përkundrazi, KFC thotë se ky është një hap shtesë në certifikatën e mjeshtrave të Chicken Master.

Ditën e enjte, KFC postoi video 30 sekondëshe që reklamonin lojën, ku përfshiheshin gjoks pule virtual, dy duar që lëvizin dhe një robot shërbëtor “idiot”.

Zëri i Kolonelit Sanders i ndjek lojëtarët gjatë gjithë këtij procesi.

Sipas njoftimit, “Në vend që të përdorin realitetin virtual për t’i mësuar anëtarët e ekipit se si ta bëjnë punën më shpejt, KFC po përdor teknologjinë për të mësuar kuzhinierët e saj se si ta bëjnë më mirë pulën e famshme botërore”.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0