Këto janë shenjat më inteligjente të horoskopit

Këto janë shenjat më inteligjente të horoskopit


Inteligjenca është një dhuratë që na lejon të marrim më shumë përgjegjësi dhe t’i marrim më të mirën jetës. Ajo është diçka që ne kemi nevojë në jetën tonë për t’i dhënë asaj më shumë ngjyra dhe pasion.

Disa shenja të zodiakut janë më inteligjente se të tjerët dhe ekspertja Susan Miller ka zbuluar se kush janë.

Lexoni: Talenti juaj bazuar në shenjën e horoskopit

Ujori

Ujori është një nga shenjat më pak konformiste të zodiakut. Këta persona pëlqejnë të krijojnë gjëra të reja, pavarësisht se çfarë mund të sjellin ato për ta. Ata kanë një talent të veçantë për të qenë një “dritë e re” për një situatë.

Urani, planeti i Ujorit, u jep atyre fuqi vizionare. Një punë që u lejon atyre të përdorin kreativitetin e tyre ka shumë gjasa t’i bëjë ata të lumtur.

Peshqit

Peshqit janë shumë të ndjeshëm, por kanë një shpirt krijues të mahnitshëm brenda tyre. Ata vazhdimisht do të jenë në kërkim të një pasioni në të cilin mund të shprehin kreativitetin e tyre, për shembull, pikturë, shkrim apo skulpturë.

Aftësitë e tyre krijuese vijnë direkt nga Neptuni, planeti i tyre. Me ëndrrat e mëdha dhe poezinë brenda shpirtit të tyre, Peshqit do të jenë të lumtur me një punë që është artistike dhe nuk i mban ato me kufizime materiale.

Gaforrja

Personat me këtë shenjë posedojnë një super imagjinate dhe aftësi krijuese që përputhen me njëra-tjetrën. Kjo është një shenjë që i pëlqen të krijojë çdo gjë dhe gjithçka. Ata janë veçanërisht të lumtur kur krijojnë me rrethin e tyre të brendshëm të familjes apo edhe miqve.

Të ndjeshëm, emocionalë dhe shumë krijues, këta persona pëlqejnë të gjejnë strehë brenda vetes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0