Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si e shfrytëzoi vendi ynë vitin e parë të mandatit dyvjeçar - Business Magazine Albania

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si e shfrytëzoi vendi ynë vitin e parë të mandatit dyvjeçar

Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Përgatiti Armela Toska

Këshilli i Sigurimit është organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara nga gjashtë organet kryesore të kësaj organizate, ky këshill është i ngarkuar me sigurimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke rekomanduar pranimin e anëtarëve të rinj të OKB-së në Asamblenë e Përgjithshme dhe miratimin e çdo ndryshimi në Kartën e OKB-së.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së prej pesëmbëdhjetë anëtarësh kërkon të trajtojë kërcënimet ndaj sigurisë ndërkombëtare. Pesë anëtarët e saj të përhershëm, të zgjedhur në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore, kanë të drejtën e vetos.  Sipas Ligjit Ndërkombëtar të Oppenheimit: Kombet e Bashkuara, “Anëtarësimi i përhershëm në Këshillin e Sigurimit iu dha pesë shteteve bazuar në rëndësinë e tyre në pasojat e Luftës së Dytë Botërore “. Ndonjëherë të referuar si P5, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të cilat janë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia, kanë një rol unik që ka evoluar me kalimin e kohës. Ndërsa 10 vendet e tjera anëtare kanë një mandat 2-vjeçar.

Këshilli i Sigurimit nxit negociatat, vendos sanksione dhe autorizon përdorimin e forcës, duke përfshirë vendosjen e misioneve paqeruajtëse.

Një nga arsyet pse ky organ është kaq i fuqishëm është se këshilli mund të autorizojë vendosjen e trupave nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, të mandatojë armëpushim gjatë konflikteve dhe të vendosë dënime ekonomike ndaj vendeve, duke vendosur sanksione dhe duke autorizuar përdorimin e forcës.

4 funksionet kryesore të këtij institucioni janë: Ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, dërgimi i ndihmave humanitare për vendet në nevojë, mbështetja e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Veprimit mbi Klimën si dhe të respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

Shqipëria është për herë të parë në historinë e saj anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në periudhën janar 2022 – janar 2023. Ky anëtarësim vjen 66 vjet pas anëtarësimit të saj në OKB, një arritje kjo e madhe në diplomacinë ndërkombëtare për vendin tonë. Në qershor 2021, Asambleja Parlamentare e OKB-së miratoi me 175 vota nga 117 që ishin të nevojshme që Shqipëria të bëhej anëtare.

Përveç Shqipërisë u zgjodh Gana me 185 vota, Gaboni 183, Brazili 181 dhe Emiratet e Bashkuara 179 vota.

Të 5 vendet garuan pa kundërshtarë për të qenë pjesë e trupës prej 15 anëtarësh, detyra kryesore e të cilit është forcimi i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Kur një shtet ka një ankesë në OKB, këshilli së pari shqyrton mundësinë e një zgjidhjeje paqësore. Forcat paqeruajtëse ndërkombëtare mund të autorizohen të mbajnë palët ndërluftuese në gatishmëri në pritje të negociatave të mëtejshme. Nëse këshilli konstaton se ekziston një kërcënim real për paqen ose një akt agresioni ato shtete mund t’u kërkojnë anëtarëve të OKB-së të zbatojnë sanksione diplomatike ose ekonomike.

Por në rastin e fundit të agresionit Rus në Ukrainë  kjo gjë nuk mund të vendosej pasi Rusia përdori veton ndaj rezolutës së  Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do i kërkonte Moskës të ndalonte menjëherë sulmin e saj ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjitha trupat, një veprim që disa anëtarë të Këshillit thanë se ishte hiprokrizi dhe johumane nga Rusia.

Por cili ka qenë roli i Shqipërisë në konfliktin Rusi-Ukrainë?
Shqipëria ishte bashkëhartuese (co-penholders) e draftit të parë që u diskutua në Këshillin e Sigurimit për Ukrainën. Roli i ri i Shqipërisë lidhet me organizimin e brendshëm të Këshillit të Sigurimit në funksionimin e grupeve dhe nëngrupeve.

Aktualisht, Shqipëria, nëpërmjet ambasadorit të saj Ferit Hoxha, është e angazhuar në çështje që lidhen me Irakun, Libanin dhe Jemenin.

Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri krahas SHBA-ve në udhëheqjen e këshillit me disa rezoluta për Ukrainën. Ajo është bashkëshkruese (co-penholders) me SHBA-në të draftit të parë për zgjidhjen e tensionit mes Rusisë dhe Ukrainës. Drafti, i paraqitur mori mbështetje nga 11 anëtarë, por u vendos veto nga Federata Ruse. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan të gjitha.

Para votimit të draftit, delegati shqiptar Ferit Hoxha, u shpreh se kjo ditë do të mbahet mend gjatë, pasi brezat e ardhshëm do të shohin se kush u ngrit për respektimin e jetës njerëzore dhe të drejtës ndërkombëtare dhe kush jo.

Shqipëria dhe aleatët e tjerë të këshillit më 2 mars 2022 u mblodhën për t’iu bashkuar thirrjes së Mbretërisë së Bashkuar për të përshpejtuar një hetim të ICC-së për krimet e luftës ruse në Ukrainë, përmes referimit të palës shtetërore.

Në bazë procedurale, Shqipërisë do t’i takojë presidenca e këshillit dy herë gjatë mandatit dy-vjeçar dhe për periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022 Shqipëria mori për herë të parë presidencën e Kshillit të Sigurimit të OKB-së. Pas marrjes së presidencës më 2 qershor, kryeministri Rama drejtoi debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare dhe rëndësi të veçantë iu kushtua agresionit rus kundër Ukrainës.

Në konferencën e Këshillit të Sigurimit mbi Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Ukrainë ministria e jashtme Xhacka dënoi organizimin e referendumeve të paligjshme të Rusisë duke i quajtur ato të rreme dhe shkelje flagrante e Sovranitetit të Ukrainës.

Këto referendume të rreme janë një tjetër shkelje flagrante e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së.

Edhe pse vetëm antare e përkohëshme, Shqipëria e ka treguar qartazi kontributin e saj në Këshillin e sigurimit të OKB-së.

Por sulmi i egër i Rusisë ndaj Ukrainës është një kujtesë e ashpër e pafuqisë së Këshillit të Sigurimit kur interesat e një ose më shumë vendeve nga P5 bien ndesh me ato të anëtarëve të tjerë. Dhe i gjithë funksioni i këtij Këshilli bie në dorë të vetëm një VETOJE dhe asgjëje më shumë.

Përgatiti Armela Toska

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0