Këshillat e Tony Robbins për të jetuar si i pasur

Këshillat e Tony Robbins për të jetuar si i pasur


Pavarsisht moshës, të gjithë kemi nevojë për këshilla në faza të ndryshme të jetës. Ndoshta nga një plak me një jetë aktive, një i rritur i papunë, një fëmijë që i pëlqen të gabojë dhe ndoshta nga strategë e mentorë si Tony Robbins. E pamundur të mos e njihni.

Business Mag është një fan i tij, dhe gjithmonë ndjekim çdo mesazh apo këshillë të tij të vlefshme që mund të na shërbejë. Energjik, i vendosur, me një natyrë filantropike, Robbins ju mëson si të jetoni si të pasur.

1. Ki një mision

Të gjesh një fokus është e rëndësishme, sidomos atë të duhurin.
“Energjia vjen kur ke një mision; ajo ju tërheq nuk ju shtyn,” thotë Robbins në një intervistë për Marie Forleo.

Robbins thotë se jeton me këtë mendësi çdo ditë. Shpenzojeni kohën duke bërë diçka që vërtetë keni pasion, qoftë ajo diçka e madhe apo e vogël. Lumturia që vjen nga qëllimet tuaja ju bën më të fuqishëm.

2. Mos e këmbe kohën me para

“Nëse punon për të mbijetuar, atëherë po e këmben kohën për para,” shkruan ai për revistën Entrepreneur. Liria financiare është shumë e rëndësishme.

Në fund nuk ka rëndësi sa para ke fituar, nëse nuk ke kursyer ti mund t’i humbasësh të gjitha.
Nëse po mendon të fillosh një biznes apo diçka mbi të cilën kërkon të investosh kohë, këshilla e tij është të fillosh të kursesh tani. Sa më shumë para kursen, aq më shpejt do të fokusohesh në gjërat me të cilat do të merresh.

3. Mos ki frikë të dështosh

Fatkeqësisht ne jemi programuar për të patur frikë nga ajo që quhet ‘dështim’, ndaj ne përpiqemi që ta shmangim atë sa më shumë të jetë e mundur.

Kjo është një këshillë që mund të aplikohet si për jetën ashtu dhe financat. Askush nuk është i përsosur dhe gabimet na lejojnë të mësojmë dhe të rritemi. Jo çdo ditë do të jetë fantastike, por ndonjëherë dështimet në jetë të sjellin një sukses masiv.

4. Puno me veten më shumë se me çdo gjë tjetër

Kjo është këshilla më e mirë që Robbins ka marrë nga mentori i tij, Jim Rohn. “Çdo ditë, puno më fort me veten, sepse nëse bëhesh më inteligjent, më i vlefshëm, më i shkathët, ti mund të përmirësosh dhe njerëzit e tjerë.”

Kjo këshillë shërben për jetën, por dhe financat. Duke patur më shumë njohuri dhe duke u bërë më i aftë në ekspertizën apo paratë tuaja, mund të ndihmoni më shumë njerëz, për sa kohë keni një shpirt dashamirës.

5. Bëhu i fortë psikologjikisht

Njësoj si forca fizike, ju mund të ndërtoni dhe forcën psikologjike.

“Nëse je psikologjikisht i fortë, ti jo vetëm që mbijeton, por je më i zoti kur ndodhin situata të vështira. Ti nuk e lë mjedisin të të kontrollojë, por gjen forcën ta kontrollosh vetë atë.

Këto mësime mund të zbatohen për kaq shumë gjëra në jetë. Megjithatë, mbijetesa dhe lulëzimi në kohë të vështira financiare mund t’ju mësojë se si të jetë elastik dhe të jeni më të fortë e më të mirë me të hollat në të ardhmen.

6. Progresi = Lumturi

Është e natyrshme të kalosh në periudha të vështira gjatë jetës. Gjithsesi kjo mund të jetë një shenjë e mirë që tregon se ka ardhur koha të dilni nga zona juaj e komfortit dhe të provoni gjëra të reja.

“Rritja, zhvillimi është ajo çfarë na bën të ndihemi të gjallë, dhe kur rritemi ne kemi diçka për të dhënë,” thotë ai për The New York Times.

Nëse do të jesh i lumtur, por po kalon një periudhë të vështirë personale apo financiare, është e rëndësishme të bësh çfarëdolloj hapi për t’u rritur. Hidh një hap të vogël për t’i bërë gjërat më mirë. Kurse ca para. Paratë e para hidhi në investim. Paratë e tjera përdori për të bërë diçka të mirë për dikë tjetër. Progresi baraz Lumturi.

Nëse ndihesh se ke ngecur dhe nuk je i lumtur, kujto këshillat e Tony Robbins.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0