Byroja Kombëtare e Kërkimit Ekonomik ka zbuluar një raport me faktorët që parashikojnë të ardhura të larta.
“Ne masim distancën kulturore midis dy grupeve me anë të përdorimit të medias, sjelljes së konsumatorit, kohën e përdorimit apo sjelljen në rrjetet sociale,” thekson një abstrakt i studimit.
Studimi i kryer nga Marianne Bertrand dhe Emir Kamenica, ka disa detaje interesante. Të zotërosh një iPhone, 69.1% parashikon të ardhura të larta.
Sigurisht, iPhone-ët janë të kushtueshëm. Një iPhone X 54GB kushton 999$. Por a do të thotë kjo se kushdo që ka një iPhone është i pasur? Sigurisht që jo. Shembulli më i mirë për këtë përgjigje është vendi jonë, ku pjesa më e madhe pavarsisht se nuk janë të punësuar, zotërojnë një iPhone të fundit. Gjithsesi, sipas Bertrand dhe Kamenicës, ai mbetet një tregues shumë i mirë.
/Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.